Doktorja e Shkencave Ina Zhupa, zëdhënësja e re e Partisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar në detyrën e zëdhënëses së Partisë, Dr.Ina Zhupa.Ina Zhupa është Doktore e Shkencave në Shkencat Politike, me një studim mbi demokratizimin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare.Ka kryer një master në Teori Politike në Universitetin La Sapienza në Romë dhe zotëron 5 gjuhë të huaja.Zhupa është anëtare e Këshillit Kombëtar dhe kordinatore kombëtare në Partinë Demokratike.Znj Zhupa, është pedagoge për shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.