Hapësira për ndërtim është e vogël por shtëpia është e madhe

Kjo shtëpi e vogël me një bazë trekëndore është ndërtuar në një rrip toke të formuar mes një rruge dhe një kanali në perëndim të Tokios, në Japoni. Arkitektët e Mizuishi, për të kryer porosinë e një cifti, kishin nevojë të bënin një shtëpi të madhe aq sa ishte e mundur pasi në dispozicion kishin një hapësirë të vogël. Arkitektët ishin në gjendje për ta bërë shtëpinë të dukej shumë më e madhe në hapësirën prej 55, 2 metra katrorësh, duke realizuar dy kate dhe një papafingo. Rezultati është mahnitës.