Kartat e shëndetit, vijojnë radhët në Shkodër, Fier e Vlorë

Shtyrja e afatit të përdorimit të librezës shëndetësore deri në 30 prill nuk i ka pakësuar radhët e qytetarëve që kërkojnë të pajisen me kartën e shëndetit. Në Shkodër kërkohet shtim i sporteleve në pikën e vetme për të gjithë rrethin, ndërsa radhë të gjata ka edhe në Fier dhe Vlorë.Tirane-Shtyrja e afatit deri në fund të prillit për pajisjen me kartat e reja të shëndetit jo vetëm nuk ka ndikuar për të shmangur radhët, por, i ka bërë qytetarët shkodranë të mos largohen nga sportelet e aplikimit.Ata thonë se përballen me plotësime plot gabime të të dhënave personale, ndërsa të irrituar kërkojnë shtimin e sporteleve"Po na kalon muaji pa marrë kartën e shëndetit, ndërkohë pas 3 muajsh duhet të vijmë sërish këtu" thotë një banor."Kam hyrë në orën 12:00 ndërsa kam qëndruar në radhë që në 8, dhe nuk kam mbaruar pasi më thanë se kanë gabim dokumentet"Edhe në Fier e njëjta situatë. Radhët e gjata vijojnë me orë.Në Vlorë, situata është disi më ndryshe, pasi zgjatja e orarit deri në 20:00 të mbrëmjes dhe shtyrja e afatit në 30 prill, ka sjellë ulje të numrit të aplikimit.Sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë, shpërndahen rreth 500 karta në ditë./Oranews.tv/