Kryqëzimi i Blinishtit pa sinjalistikë, rrezik aksidentesh

Kryqëzimi i Blinishtit është një ndër kryqëzimet më të rrezikshme përgjatë superstradës Lezhë-Shkoder, ku jo vetëm mungon sinjalistika e duhur, por edhe si pasojë e barrierave të vendosursa përgjatë aksit.Sipas banorëve ato pengojnë fushëpamjen në rrugë, pasi këndi i daljes është 90 gradë, duke u bërë shkak për aksidente të shumta.Banorët: “Barrierat janë të rrezikshme, ndërkohë që janë hequr dhe tabelat e sinjalistikës. Që nga momenti I vendosjes së barrierave kanë ndodhur shumë aksidente”Kryqëzimi i Blinishtit lidh fshatrat Fishtë dhe Blinisht me qytetin e Lezhës dhe banorët thonë se heqja e sinjalistikës pengon edhe aktivitetet turistike. Ata thonë se sinjalistika është hequr pas rikonstruksionit të rrugës dhe nuk është rivendosur sërish.“Sapo u vunë të reja ato u hoqën” thotë një banorBanorët thonë se kanë bërë ankesë pranë Autoritetit Rrugor por nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje./Oranews.tv/