Të arrestuarit në Durrës dalin para gjyqit, s'pranojnë akuzat

Është dhënë masa arrest me burg për tre personat e arrestuar tre ditë më parë nga policia e Durrësit, pas përgjimit të veprimtarisë së tyre.Sipas policisë, Bruno Shehu, Gazmend Dervishi dhe Dritan Nikolli, persona me precedentë të mëparshëm penale, akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.Të tre personave iu gjet në automjet një automatik model 56, një pistoletë me mulli, dy krehëra me 60 fishekë, dy kapuça-maskë; doreza, 2 shishe me benzinë dhe2celularë.Sipas policisë së Durrësit, të arrestuarit kishin planifikuar të kryenin një vrasje dhe më pas do të digjnin makinën me dy shishet e benzinës dhe do të largoheshin me një automjet tjetër.Për arsye hetimi, Policia e Durrësit nuk jep më shumë detaje se kush do të sulmohej dhe se kush ishin porositësit e krimit, por është duke vijuar verifikimet për zbardhjen e plotë të  Ndërkohë asnjë prej tre të arrestuarve nuk ka pranuar se do të kryenin vrasje.[caption id="attachment_661135" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Personat, te cilet u arrestuan per tentative vrasjeje, ne gjyq Ne foto: Personat, te cilet u arrestuan per tentative vrasjeje, ne gjyq[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=BAReNvd_N0Q/Oranews.tv/