Testimi i mësuesve, Nikolla: S'do ketë largime, Boçi: Vendim politik, i paligjshëm

16.500 mësues në nivel kombëtar i janë nënshkruar testimit të aftësive profesionale. Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla ka parë nga afër këtë proces në shkollën "Gjergj Kastrioti" në Durrës dhe ka garantuar mësuesit që nuk do të ketë largime pavarësisht rezultatit të testimit. Ndërsa Partia Demokratike e quan këtë proces si një vendim politik dhe të paligjshëm.Rezultati i testimit të mësuesve nuk do të ndikojë në vendime për largimin e tyre nga puna, por do të shërbej si një proces për trajnimin dhe kulaifikimin e tyre. Mbi këtë argument, ministria Linidta Nikolla synon të qetësojë qytetarët po ashtu i përgjigjet dhe kritikave për këtë proces.Nikolla: Nuk bëhet fjalë për largime nga puna dhe është një gënjeshtër e radhës kushdo që e thotë këtë dhe ca më shumë ata që e lanë në rënie të lirë arsimin dhe e shkatërruan në këtë fazë. Mbështetje reale cdo mësuesi duke krijuar një skemë reale kualifikimi, conform standardeve europiane.Nga selia blu, deputeti Demokratë Luçiano Boçi e quajti testimin e mësuesve si një vendim politik dhe të paligjshëm.Boçi: Testimi i sotëm, bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin parauniversitar dhe dispozitat normative për zhvillimin profesional dhe pikërisht me nenin 58 të tyre. Rama dhe Nikolla, kanë gati tre vite që i kërcënojnë ata, i poshtërojnë, i nxjerrin gjuhën, i mashtrojnë, i transferojnë, i pushojnë sipas interesit, sipas klientelës, sipas bindjes politike.Në lidhje me akuzat e PD, reagoi edhe qeveria. Në portalin Transparenca.al qeveria sqaron se ky nuk eshte nje testim i mirfilltë, por do të shërbeje si vlerësim i nevojave të mësuesve i cili zhvillohet për të identifikuar nevojat reale për zhvillimin e tyre profesionalReagimi i qeveriseNë përgjigje të pretendimit të përfaqësuesit të Partisë Demokratike, sqarojmë se ky nuk është një testim i mirëfilltë, por vlerësim i nevojave të mësuesve i cili zhvillohet për të identifikuar nevojat reale për zhvillimin e tyre profesional. Si i tillë, pretendimi se ky është një testim i paligjshëm është vetëm një spekulim.Vlerësimi i Tiranës ishte një anketim pilot i kryer nëpërmjet sistemit dixhital, i cili gjithashtu shërben për të provuar efikasitetin e përdorimit të këtij sistemi në të ardhmen. Ndërkohë që vlerësimi i sotëm u zhvillua me shkrim dhe në kushte të rrepta monitorimi, ku është sekretuar fleta e vlerësimit dhe emrat janë koduar.Me anë të këtij procesi, nuk do të ketë as penalizime, e as largime nga puna, por mbështetje reale për çdo mësues, duke krijuar një skemë të re kualifikimi konform standardeve evropiane e sigurisht një cilësi të re edukimi për 500 mijë nxënës të arsimit parauniversitar.Deri më sot Shqipëria nuk ka pasur asnjë raport të standardeve të cilësisë së mësuesve si dhe të nevojave individuale për zhvillim profesional. Për herë të parë po krijohet harta kombëtare e nevojave reale për zhvillim profesional për çdo mësues, bazuar në një skemë të re evropiane trajnimi dhe kualifikimi e cila është thelbësore për cilësinë e shkollës shqiptare.  /Oranews.tv/