Obama-Putin diskutojnë çështje të sigurisë
Zyrtarët në Rusi thonë se presidenti Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Barak Obama kanë rënë dakord për shtimin e kontakteve ndërmjet agjencive të zbulimit të dy vendeve pas shpërthimeve në maratonën e Bostonit.Të dy udhëheqësit folën me telefon të hënën. Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Obama përsëriti falënderimin e tij për bashkëpunimin e ngushtë që Shtetet e Bashkuara kanë marrë nga Rusia rreth shpërthimeve në Boston.Shtëpia e Bardhë gjithashtu thotë se të dy presidentët do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Rusi në shtator.Zyrtarët amerikanë dhe rusë thonë se udhëheqësit diskutuan mbi bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e sigurisë, duke përfshirë Olimpiadën Dimërore 2014, e cila do të mbahet në qytetin rus Soçi.Përveç kësaj, Shtëpia e Bardhë thotë se ata shqyrtuan situatën në Siri, dhe se presidenti Obama theksoi shqetësimin e tij mbi armët kimike që po përdoren nga forcat qeveritare të Bashar Al Assadit.