Shpërthimi në Boston, avokati: "Misha" po bashkëpunon me hetuesit
Avokati që përfaqëson familjen e një personi të lidhur me 2 vëllezërit Tsarnaev, të dyshuarit për shpërthimet në maratonën e Bostonit, thotë se klienti i tij po bashkëpunon me hetuesit.Avokati Riçard Nikolson foli me gazetarët të hënën në Rhode Island, në jug të Bostonit, para shtëpisë së familjes së personit të quajtur "Misha". Të afërmit e të dyshuarve Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev kanë akuzuar Mishan për nxitjen e dy vëllezërve në veprimet e tij radikale."Misha" 39 vjeçar, me prejardhje armene - ukrainase, emri i vërtetë i të cilit është Mikhail Allakhverdov, në një intervistë të botuar të dielën nuk pranoi për të diskutuar mbi natyrën e marrëdhënieve së tij me vëllerëzit Tsarnaev, por ai tha se nuk kishte pasur asnjë kontakt me ta për rreth tre vjet.Avokati i Mishës tha se familja u është përgjigjur të gjitha pyetjeve që autoritetet kanë kërkuar prej tyre dhe se është duke bashkëpunuar plotësisht me hetuesit.