"Shqipëria, ankthi dhe ëndrra", Kasoruho rrëfen të vërtetat e dhimbshme
Ata që kanë patur fatin e mirë të mos e kenë përjetuar Shqipërinë midis viteve 1945-1990, kanë fatin të kënë tashmë në dorë këtë kronikë të asaj periudhe gati gjysëm shekullore nga autori i mirënjohur Amik Kasoruho. Dëshmitari, i cili njohu burgun si edhe mohimin e shumë të drejtave, do të sillte pas 19 vitesh të vërtetat e dhimbshme të një jete, ku për një fjalë goje …për një këngë… kalbeshe në qelitë e burgut.UET-Press ka bërë të mundur botimin e këtij libri, i cili është promovuar në një ceremoni ku ka marRë pjesë Presidentit të Republikës së shqipërisë Bujar Nishani, si edhe personalitete dhe njerëz të fushave të ndryshme.Profesor Kolec Topalli tha se autori në këtë libër flet, dëshmon dhe analizon,duke u ardhë në ndihmë të gjithë atyre që duan të njohin të vërtetën e atyre viteve.Ndërsa vete autori e ka përmbledhur në pak fjale këtë vepër, ai e quajti si një urë lidhëse mes të të kaluarës dhe së ardhmes."Shqipëria, ankthi dhe ëndrra" sjell dy analizat më serioze që autori i ka bërë Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Shqipërisë së Ramiz Alisë. Nën kujdesin e UET-Press, vijnë në një, dy librat e Kasoruhos, i pari i titulluar "Një ankth gjysëm shekullor-Shqipëria e Enver Hoxhës" dhe i dyti "Cmimi i një ëndërre- zgjimi i mundshëm i Shqipërisë" .