Sulmet seksuale të Koln-it, ashpërsim të rregullave për dëbimin e refugjatëve
Parlamenti gjerman ka diskutuar rreth sulmeve seksuale dhe sjelljeve të pahijshme të regjistruara në Koln, gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Anëtarët e Parlamentit kanë debatuar rreth mënyrës se si duhet vepruar me refugjatët që kryejnë krime në Gjermani.Fillimisht foltores i'u drejtua Ministri i Drejtësisë, Heiko Mas, i cili rikonfirmoi se do të ketë ashpërsim të rregullave për dëbimin e refugjatëve, në rast se veprimet e tyre nuk do të jenë në përputhje me ligjin. Ndërkohë, anëtari i Unionit Kristian Demokrat, Thomas Strobl, tha se pavarësisht incidenteve të regjistruara, vendi nuk duhet t'i braktisë politikat pro strehimit të emigrantëve. Ai dënoi gjithashtu protestat e bëra për këtë cështje, duke thënë se këto veprime nuk bëjnë pjesë në vizionin e Gjermanisë për të ardhmen.Ndërkohë, dy javë pas incidenteve, qytetarët gjermanë shprehen ende të frikësuar. Kjo grua e quajtur Kaethe, thotë se ndihet keq për atë që përjetuan vajzat gjermane gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.Ajo shton se nuk mund t'i besojë më policisë dhe se nuk beson se në qytetet ka më vende të sigurta. Në policinë e Kolnit, janë depozituar më shumë se 600 ankesa, nga vajza të cilat janë sulmuar seksualisht gjatë festimeve të vitit të Ri.