Sot shpallen fituesit e lotarisë së kuponit tatimor, morën pjesë 28 mijë qytetarë

Sot hidhet shorti për lotarinë e kuponëve tatimorë. Hedhja e shortit dhe përzgjedhja e fituesve do të kryhet në mënyrë elektronike.Ministria e Financave bën të ditur se në këtë lojë kanë marrë pjesë më shumë se 28 mijë të interesuar, duke depozituar të gjithë kuponët tatimorë të tërhequr gjatë muajve nëntor dhe dhjetor dhe duke bërë, që çdo qytetar të bëhet pjesë e lojës dhe të ketë mundësinë që të fitojë një nga 511 shpërblimet monetare.ÇmimetLoja Promocionale e Kuponit Tatimor ka 4 kategori fituesish . Në përfundim të lojës do të shpallen 500 fitues për një vlerë totale prej 8 000 000 lekësh.Çmimet fituese për kategorinë I dhe IINë kategorinë I dhe II do ketë 11 fitues, të cilët nuk do përzgjidhen mbi bazën e hedhjes së një shorti, por në bazë të klasifikimit sipas vlerës totale dhe numrit të kuponëve të dërguar. Fituesit do shpallen duke llogaritur pikët që do merren nga ponderimi 70% me vlerën nominale të kuponëve dhe 30% me numrin total të kuponëve të postuar. Pra sa më i lartë numri dhe vlera totale e kuponëve të dërguar, aq më e lartë dhe mundësia fitimit.Kategoria             Nr. fituesve                 Çmimi për fitues                    TotaliI                                          1                                  1 000 000 lekë                        1 000 000 lekëII                                        10                                100 000 lekë                            1 000 000 lekëÇmimet fituese për kategorinë III dhe IVKategoria e III dhe IV e fituesve do përzgjidhet në mënyrë rastësore, nëpërmjet një mekanizmi elektronik, i cili do përzgjedhë fituesit sipas një gjeneruesi rastësor numrash (RNG). Pjesëmarrësit në lojë do kualifikohen si të tillë me plotësimin e kushteve të mëposhtme: a) Të kenë minimum 50 kuponë me vlerë jo më pak se 5 000 lekë të të gjithë kuponëve në total; b) Duhet që këta kuponë të postohen nëpërmjet postës brenda afatit të lojës.Kategoria             Nr Fituesish                 Çmimi për fitues                     TotaliIII                                200                              15 000 lekë                              3 000 000 lekëIV                                 300                              10 000 lekë                              3 000 000 lekëPër qëllimin e organizimit të Lojës së Kuponit Tatimor është ngritur një komision i përbërë prej 7 anëtarësh me përfaqësues të Ministrisë të Financave; Njësisë së mbikqyrjes së Lojërave të Fatit; Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve; Organizatave të shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen e konsumatorit dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.