Rekrutimet për IS, dërgohet për gjykim dosja për Almir Dacin

Një tjetër imam i vetëshpallur do të gjykohet në Gjykatën e Krimeve të rënda për rekrutim të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste. Bëhet fjalë për ish-imamin e vetëshpallur të xhamisë së Leshnicës në Pogradec, Almir Daci, i cili dyshohet se është një nga organizatorët, financuesit dhe drejtuesit e grupit të shqiptarëve që luftojnë në Siri. Gjykimi ndaj tij do të zhvillohet në mungesë pasi 34 vjeçari vazhdon të jetë pjesë e formacioneve luftarakeAlmir Daci i njohur me emrin  fetar si Ebu Belkisa, që për organet e rendit njihet si ish-imami xhamisë së Leshnicës së Pogradecit, është ende në arratiAshtu si dhe  për nëntë të pandehur të tjerë besimtarë mysliman që janë  duke u gjykuar në Gjykatën e Krimeve  të  Rënda pasi akuzohen se kanë rekrurtuar dhjetra  lufëtarë  për në  Siri, edhe ndaj Dacit rëndojnë të njëjtat akuza.Megjithë kërkimet e shumta policia ende nuk ka bërë të mundur arrestimin e 34 vjeçarit nga Pogradeci, ndaj gjykimi për të do të kryhet në mungesë.  Sipas prokurorisë Daci rezulton se ndodhet në Siri ku  është bërë edhe pjesë e formacioneve luftarake.Ish-imami i xhamisë së Leshnicës, dyshohet si një nga organizatorët, financuesit dhe drejtues i grupit të shqiptarëve që luftojnë në Siri.Sipas organit të akuzës ai ka dërguar në Siri disa besimtarë që frekuentonin xhaminë e tij,  mes të cilëve edhe ish komandon e Zallherrit  Erjon Alinj,  i cili rezulton i zhdukur.  Denoncimi është bërë nga familjarët e tij.Pranë Gjykatës për Krimet e Rënda, prej disa muajsh po vazhdon procesi gjyqesor ndaj 9 të pandehurve, mes tyre dy imamëve të vetëshpallur te xhamisë së Unazës së re dhe asaj të Mëzezit.Të pandehurit e kësaj dosje kanë rekurtuar e dërguar në Siri rreth 90 shtetas shqiptarë, të cilët i janë bashkuar grupeve terroriste./Oranews.tv/