S'ka takim Rama-Meta as darkë festive, batutat kur e pyesin gazetarët

Mungesa e takimit rutinë të së mërkurës mes dy bashkëkryetarëve të koalicionit qeveritar ka shtuar pikëpyetjet për një mosmarrëveshje të re mes tyre. Burimet thonë se edhe darka festive e Vitit të Ri mes dy partive në qeverisje e planifikuar për të enjten është shtyrë për të disatën herë. Kryeminstri e kaloi me humor pyetjen se përse nuk u takua sot me Ilir Meten, duke ftuar median në çadrën e tij.Takimi konsultativ i së mërkurës midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta i kthyer në një rutinë prej disa kohësh, sot nuk u zhvillua. I pyetur në lidhje me këtë takim të muguar  Kryeministri Edi Rama e ka kaluar me humor duke lëshuar një  prej batutave të tij të çastit që lidhej me shiun dhe ombrellën.Pse nuk e zhvilluat sot një takim të tille?Edi Rama: Hajdeni në çadrën time, ku doni të shkoni?Në do shkojmë në redaksiEdi Rama: Deri në redaksi nuk ju çoj dotNjë përgjigje zoti Kryeministër....Por nën dritën e zhvillimeve të reja politike Edi Rama duket se do të ketë nevojë të ftojë nën ombrellën e tij, jo median, por kryetarin e LSI dhe bashkëkryetarin e tij në qeverisje Ilir Metën, i cili sot doli qartësisht hapur në mbështetje të një tryeze politike për reformën në drejtësi një qëndrim që shkon në të kundërt me atë të Kryeministrit.Burime  të sigurta thonë se edhe darka festive e Vitit të Ri mes PS dhe LSI e planifikuar të enjten me datë 14 janar, pas disa shtyrjeve nuk do të zhvillohet.Mesa duket në kampin qeveritar nuk ka festë, dhe ndoshta në këto kushte Shefit të Qeverisë do t'i duhej një çadër për vete, që të mos laget në shiun e problemeve të Reformës në Drejtësi të cilat mund t'i zgjidhë pa opozitën por jo pa Ilir Metën./Oranews.tv/