Mesazhi prekës i John Travoltës
Kanë kaluar 7 vjet që nga dita kur aktori i njohur hollivudian, John Travolta humbi djalin e tij.Përmes një dedikimi, aktori kërkon të përcjellë dhe një mesazh për të gjithë ne prindërit e fëmijët të cilët jetojmë në këtë kohë të vrullshme. Kaloni më shumë kohë pranë njëri tjetritThonë se momenti më e vështirë në botë është humbja e një prindi. Nuk është e vërtetë. Humbja e një fëmije, është më e vështira. Humbja e dikujt që ti e ke parë të rritet dita-ditës përpara teje. I ke mësuar si të ecë dhe të flasë dhe si të dashurojë. Është më e këqe që mund t’i ndodhë dikujt.Duhet të jemi mirënjohës ndaj fëmijëve tanë dhe duhet ata mirënjohës ndaj prindërve të tyre. Sepse jeta është e shkurtër.Kaloni kohë me prindërit tuaj dhe ju prindër kaloni sa më shumë kohë me fëmijët tuaj. Trajtojini mirë ata, sepse një ditë kur ju të ngrini kokën nga telefoni, ata nuk do të jenë më. /Oranews.tv/