103-vjetori i policisë, Çako: Tolerancë zero ndaj krimit

Policia e Shtetit kremtoi 103 vjetorin e krijimit të saj. Drejtuesit e lartë të policisë deklaruan tolerancë zero ndaj krimit të cdo forme.Lufta ndaj krimit dhe ekstremizmit të dhunshëm kërkojnë që policia të jetë në avangarde në cdo drejtim. Ky ka qenë mesazhi që drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Haki Çako ka dhene sot efektivet ne ceremonine e 103 vjetorit te krijimit te kesaj struktureÇako: Sot kemi njerëz më të trajnuar, mjete dhe teknologji bashkëkohore, por mbi të gjitha një filozofi e vizion te ri në raportin polici – komunitet, ku padyshim dy elementet thelbësor të këtij vizioni janë shërbimi sa më cilësor dhe performancë gjithnjë e në përmirësim e policisë.Ceremoni me rastin e 103 vjetorit u zhvillua edhe në policinë e Tiranës, ku kreu i saj Ervin Hodaj u shpreh se policia do të vijojë luftën me tolerancë zero ndaj krimit.Ervin Hodaj: Rruga e vështirë në luftë kundër krimit ecën paralelisht me intesitetin kundër saj dhe me prefeksionin e strukturave të policisë. Në këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë, punonjësve të policisë i janë dashur të bëjnë shumë mund dhe sakrifica deri në atë më ekstreme dhënien e jetës së tyre.Ceremonia vjen pak ditë pasi rendi në vend është tronditur nga disa ngjarje të rënda në këtë fill vit që kanë mbetur të pazbardhura dhe pa autorë.