Fondi për rajonet, Rama: Vetëm projekteve cilësore, lejet e ndërtimit do dixhitalizohen
Drejtuesit vendore duhet të realizojnë projekte cilësore nëse duan të përfitojnë nga fondet e zhvillimit të rajoneve.Ky ishte qëndrimi i Kryeministrit Edi Rama në takimin e thirrur enkas për hartimin e planeve vendore .Rama: Fondi i zhvillimit të rajoneve është në dispozicion por nuk është një fond që gjithsecili të marrë atë që dëshiron, por vetëm ku gjithsecili do të marrë atë që meriton. Dhe për ta merituar duhet të bëjë projekte cilësore dhe të besueshme zhvillimi dhe të garantojë që paratë që vihen në dispozicion nuk do shkojnë dëm siç kanë shkuar për vite e vite të tëra kur kjo strukturë aprovonte projekte në emër të nevojave politike, elektorale, në emër të nevojave që kishin lloj-lloj emrash por një emër nuk e kishin kurrë, zhvillim i qëndrueshëm urban, ekonomik dhe social.Kryeministri Rama u ndal dhe ne zhvillimet pa plan të rajoneve në këto 25 vite që siç tha ai ka sjellë dëme të mëdha, kosto të lartë dhe shkatërrim të natyrës.Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni publikoi dhe ambicjen e re të qeverisë në përpjekjen për të mbrojtur territorin atë të dixhitalizimit të lejeve të ndërtimit.Eglantina Gjermeni: Kemi filluar punën për ngritjen e sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit I cili do të jetë pjesë e portalit e - Albania. Ky sistem do t’ju vijë në ndihmë të gjitha institucioneve të përfshira në proces, duke lehtësuar ndërveprimin institucional, si dhe duke shkurtuar afatet për paisje me leje ndërtimi dhe rritur transparencën ndaj qytetarëveDuke folur në takimin iniciues të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban për hartimin e planeve për 26 Bashki, Rama falenderoi edhe kryebashkiakët e opozitës për përfshirjen e tyre në këtë proçes.Rama: Falenderoj të gjithë kryetarët e bashkive këtu të pranishëm për angazhimin e tyre dhe posaçërisht kryetarët e bashkive të opozitës sepse konsideroj që prania e tyre këtu dhe angazhimi i përbashkët i kryetarëve të bashkive në këtë proçes ka rëndësi të patjetërsueshme për komunitetet që gjithë ju drejtoni. Mirëkuptoj edhe shprehjet e padurimit të gjithë kryetarëve të bashkive në një proces që është shumë i vonuar, çerek shekulli.Nëse do ta kishim bërë gjatë 25 viteve do kishim një Shqipëri tjetër, sepse territori është ekonomi, shëndet, edukim dhe zhvillim, banesa e një shoqërie dhe hapësira për një mirëqënie për çdo individ. Megjithatë asnjëherë nuk është vonë. Koha për të adresuar si duhet gjërat që janë adresuar gabim për vite të tëra është gjithmonë koha e duhur.Rama tha se angazhimi i qeverisë së tij për hartimin e një plani kombëtar është sa i rëndësishëm aq dhe sfidues.Rama: Kemi marrë një angazhim që është ndër më të rëndësishmit por dhe sfuduesit, që është hartimi i një plani të përgjithshëm kombëtar. Nuk është një fjalë goje se ka të bëjë me një vizion që shkon përtej një mandati qeverisës, përtej një proçesi politik që lidhet me një klasë politike, madje përtej dhe një gjenerate. Nga ana tjetër që kërkon angazhimin e instrumentave shumë kompleks dhe të një fuqi dijeje që ne nuk e kemi. Dhe pikërisht pse nuk e kemi, kemi ftuar këtu të gjithë ata që vinë nga jashtë nesh, përfaqësues studiosh me kompetenca dhe dije që janë një vlerë e shtuar në këtë proçes dhe në këtë kohë kur jetojmë në një botë kaq të hapur dhe me probleme që mund të jenë të ndryshme por janë dhe shumë të ngjashme. Nëse do flisnim për ndryshime të klimës është një problem me të cilin përballen të gjithë.Ne e kemi marrë këtë angazhim dhe unë e kam shprehur dhe në një nga dëgjesat e Ministrisë së Zhvillimit Urban se nuk kam qenë kaq optimist sa të pres që në një 2 vjet e gjysëm një ekip të rinjsh dhe të rejash të vënë në dispozicion të këtij projekti dhe nën lidershipin e Ministres të bënte atë punë që ka bërë falë dhe një aftësie dhe modestie për ti njohur vetes kufizimet dhe dalë përtej kufinjve të njohjes së kufizuar duke bërë të mundur një kordinim me të tjerët.Planet e përgjithshme vendore parashikojnë piketat e zhvillimit territorial të Shqipërisë deri në 2030.Periudha për draftimin e planeve do të shtrihet në 18 javë sipas termave të referencës dhe do të ndahet në faza, sipas përcaktimeve të Rregullores së Planifikimit.o Faza 1: Vlerësimi dhe Analiza;o Faza 2: Strategjia Territoriale dhe Plani i veprimeve strategjike / prioritare, investimeve kapitale dhe projekteve pilot të zhvillimit;o Faza 3: Planin e Zhvillimit të Territorit të Bashkisë dhe Rregullorja e Planit; Këshillimi/ takimi publik final do të mbahet në fund të kësaj fazeo Faza 4: Studimin e vlerësimit të ndikimit nga zhvillimi dhe të ndikimit në mjedis. Studiot fituese të ndara sipas Loteve: Loti 1:Lezhë, Kurbin, Krujë- Oferta fitueseUTS01 (studio shqiptare + stafi kryesor me ekspertënga Italia). Loti 2:Kukës, Dibër- Oferta fituesePANGEA (studioitaliane) + A&I Design (studio shqiptare).Loti 3:Durrës, Vorë, Shijak- Oferta fituese B&L,Dogma vvzrl, Latitude vzw, Milan IngegneriaSrl (studio shqiptare + 2 studio italiane + studio belge). Loti 4: Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë- Oferta fituese Atelier 4 (studio shqiptare + stafikryesor me ekspertëngaFranca).Loti 5: UraVajgurore, Polican, Skrapar, Gjirokastër - OfertafitueseGAIA S.A. Meleton(studio greke)Loti 6: Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol–ne proces e siper.Loti 7: Librazhd, Përrenjas, Cërrik- OfertafitueseA&E Engineering (studio shqiptare) + Cooproggetti S.C.R.L (studio italiane).Loti 8: Pogradec, Korcë - OfertafitueseBOLLES+WILLSON GmbH&CO(studio gjermane)& IDRA (studio shqiptare).Loti 9: Tiranë- OfertafitueseUNLAB (studio hollandeze)+Stefano BoeriArchiteto + IND International Design (studio hollandeze).Loti 10:Shkodra - Ofertafituese Arizona State University (studio nga SH.B.A)& POLIS University & Metropolis (studio shqiptare)./Oranews.tv/