5 makina përfshihen në aksident në Lushnje- Rrogozhinë
Pesë automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Lushnje-Rrogozhinë paraditen e sotme.Shkak janë bërë reshjet e shiut të shoqëruar me breshër, i cili ka rënë me intensitet të lartë në zonën e Konjatit.Automjetet kanë qenë duke udhëtuar varg njëri pas tjetrit ne momentin e fillimit të stuhisë.Për pak minuata autostrada është zbardhur nga breshëri , dendësia e të cilit uli fushë shikimin për automjetet. Fillimisht ka dalë nga rruga një furgon, i cili ishte i pari ne vargun e makinave.Ndërkohë sipas policisë rrugore, një automjet tip Benz i cili tentoi të parakalojë u përplas me furgonin.Më pas një nga automjetet ka perfunduar në oborrin e një banese, ndërsa katër të tjerët në autostradë. Dy persona raportohen të plagosur nga aksidenti të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.[caption id="attachment_655306" align="alignnone" width="640"]
Aksidenti në Lushnje- Rrogozhinë[/caption][caption id="attachment_655307" align="alignnone" width="640"]
Aksidenti në Lushnje- Rrogozhinë[/caption][caption id="attachment_655309" align="alignnone" width="640"]
Aksidenti në Lushnje- Rrogozhinë[/caption][caption id="attachment_655310" align="alignnone" width="640"]
Aksidenti në Lushnje- Rrogozhinë[/caption][caption id="attachment_655311" align="alignnone" width="640"]
Aksidenti në Lushnje- Rrogozhinë[/caption][caption id="attachment_655312" align="alignnone" width="640"]
Aksidenti në Lushnje- Rrogozhinë[/caption][caption id="attachment_655313" align="alignnone" width="640"]
Aksidenti në Lushnje- Rrogozhinë[/caption] /Oranews.tv/