Ish-të përndjekurit për reformën në drejtësi: Jashtë sistemit xhelatët e komunzimit

Ish- të përndjekurit politikë ndërhyjnë në debatin për reformën në drejtësi duke i kërkuar klasës politike që kjo reformë duhet të lërë jashtë sistemit përfaqësues të drejtësisë që kanë dhënë dënime politike në diktaturë. Përndryshe ata kërcënojnë me protesta. Në valën e diskutimeve të reformës në drejtësi, ish të përndjekurit politikë vetëofrohen në këtë debat duke rekomanduar zgjidhjen e një prej problematikave që kanë ngritur prej 25 viteve; atë të lënies jashtë sistemit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve që kanë dhënë dënime politike në kohën e komunizimit.Besim Ndregjoni: “Fjalën për draftin që paraqitën pardje ekspertët e Partisë Socialiste në të cilën thuhej që në sistemin e drejtësisë do rikthehen të gjithë ata gjyqtarë që kanë 20 vite punë, unë nuk e di se cili gjyqtar nuk marrë pjesë në diktaturë që ka mbi 20 vite punë. Këta gjyqtarë të largohen nga sistemi i drejtësisë.”Sipas Unitetit mbarëkombëtar të burgosurve dhe të përndjekurve drafti i paraqitur nga ekspertët e Partisë Socialiste nuk i shërben drejtësisë dhe miratimi në këtë variant do të sjellë në reagime deri në protesta të kësaj shtrese te prekur nga krimet e komunizmit./Oranews.tv/