Të enjten ankandi i obligacioneve 10 vjeçare, në shitje 3 mld lekë
Qeveria do të nxjerrë nesër në shitje 3 miliardë lekë obligacione 10 vjeçare, me një normë interesi 8.25% në vit, që konsiderohet i lartë krahasuar me alternativat e tjera të investimit, si depozitat dhe bonot e thesarit. Si rrjedhim, edhe interesi nga qytetarët priret të jetë i lartë, pasi aktualisht mundësitë ku t'i investosh paratë janë pakësuar ndjeshëm.Shqiptarët do të financojnë borxhin e qeverisë për një kohë të gjatë. Ministria e Financave njofton se të enjten do të zhvillohet ankandi i radhës i obligacioneve 10 vjeçare me kupon fiks. Në shitje do të dalin obligacione me vlerë 3 miliardë lekë dhe interes vjetor 8.25%.Kjo normë interesi konsiderohet e leverdisshme për të gjithë ata që kanë para dhe duan t'i investojnë ato, në kushtet kur alternativat e tjera të investimit janë pakësuar ndjeshëm. Për këtë arsye pritret që interesi të jetë i lartë.Aktualisht interesat e depozitave kanë zbritur nën 2%, drejt këtij niveli po zbresin edhe bonot e thesarit 1-vjecare, ndërkohë që investimi në biznes konsidreohet me risk të lartë, për shkak të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në vend.Qe prej tetorit te vitit 2013 janë zhvilluar gjithsej 20 ankande për obligacionet 10 vjecare, ose ndryshe letrave me vlerë të qeverisë që janë me risk zero. 11 prej të cilave kanë qenë me kupon fiks dhe 9 me interes të ndryshueshëm, në bazë të kërkesave dhe pjesëmarjes së qytetarëve./Oranews.tv/