Nisma pasohet nga projekti për inventarizimin e shpendëve
Moratoriumi i gjuetisë ka ndikuar në rritjen e numrit të shpendëve të rralla në vendin tonë, por nuk e ka zbehur gjuetinë e paligjshme. Për këtë arsye për herë të parë do të realizohet inventarizimi i shpendëve ujorë dhe më pas do të ketë edhe një vendim nëse moratorium për gjuetinë duhet shtyrë.Pas moratoriumit të gjuetisë, Ministria e Mjedisit ka hedhur një tjetër hap në monitorimin e situatës së shpendëve ujorë në vendin tonë. Për herë të parë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të nisë inventarizimin e shpendëveZamir Dedei: Databasen e agjencisë që ne duam të ngrejmë çdo njeri do të gjejë të dhënat e sakta përsa i takon rritjes ose zvogëlimit të numrit të shpendëve.Pas prezantimit të projektit Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedei shprehu bindjen se ky inventarizim do të vendosë pikat mbi "I" nëse do të duhet të shtyhet moratorium i gjuetisë, për një afat më të gjatë.Zamir Dedei: Në mars 2016 mbaron ligji, por ministria e Mjedisit ka filluar procesin e konsultimeve dhe ka një kërkesë të fortë nga shumica e pjesëmarrësve për të vazhduar këtë moratorium dhe për një periudhë tjetër, debate është për ta zgjatur 5 apo 10 vjet.Regjistrimi i shpendëve ujorë po zhvillohet njëkohësisht në të gjithë Europën.