Përmbytjet, Prençi: 380 banesa të dëmtuara, nuk do kompensohen bizneset
Përmbytjet e ditëve të fundit kanë dëmtuar në të gjithë Shqipërinë 380 banesa, ndërkohë që bizneset nuk do të kompensohen. Fatura paraprake e dëmeve është zbuluar në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe nga drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë, Irfan Tarelli. Gjatë emisionit ka pasur debate për kompensimet, pasi rezulton se banorët nuk kanë marrë paratë për përmbytjet e viteve të kaluara.380 banesa të përmbytura është bilanci i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit, ndërkohë që bizneset nuk do të kompensohen, pasi nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.Shifrat janë bërë publike për herë të parë në emisionin “ Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, ku është diskutuar për situatën e përmbytjeve.Prençi: Në të gjithë Shqipërinë numri i familjeve të dëmtuara është 380. Ka biznese, por ne nuk merremi me bizneset sepse në kushtet e mosshpalljes së emergjencës bizneset nuk kompensohen.Irfan Tarelli: Ne kemi të dhëna paraprake, bimësia që është e mbjellë nga kjo përmbytje dëmet janë minimale.Vonesat në kompensimin e banorëve të prekur nga përmbytjet e vitit të kaluar Drejtori i Emergjencave Civile Prençi e argumentoi me mospërgatitjen e dokumentacionit nga pushteti vendor.Prençi: A e dini se në 2013 njësitë e qeverisjes vendore të Tiranës nuk kanë përpiluar dokumentacionin dhe pjesa më e madhe e dokumentacionit është përpiluar në vitin 2015. Fillon nga data 15 janar, komponenti 3 është 6.4 milion euro për kompensimin sivjet. Banorët dhe bizneset. Buxheti vjetor nuk ka kaluar deri në 2013 asnjëherë më shumë se 70 milion të reja. 2014-2015 është bërë 1.1 milion dollarë. Dhe në 2016 është parashikuar rritje me 25%.Olli: Nuk është kështu, është ulur. E keni 779 milion lekë në 2015 dhe e keni 144.9 milion.Prençi: Gabohesh 1.1 milion dollarë.Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi rekomandon largimin me urgjencë të të gjitha banesave të ndërtuara afër shtretërve të lumenjve, pasi vendi sipas rrezikohet nga te tjera përmbyje.Prençi: Deri 1200 shtëpi janë përgjatë lumit të Tiranës komplet në shtratin e lumit, në dhera të hedhura. Ne propozimin tonë e kemi, të fillojmë me radikalizëm atje ku është ndërtuar në shtratin e lumit më mirë të fillojmë sepse do ta kemi gangrenë tërë jetën.Prençi ka deklaruar se përmbytjet e ditëve të fundit ishin të paralajmëruara dhe se ishin njoftuar të gjitha institucionet shtetërore dhe pushteti vendor.Prençi: Shqipëria në raportin e Kombeve të Bashkuara është renditur vendi i parë në Europë i kërcënuar dhe i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore, kryesisht nga përmbytjet.Sipas Prençit, kompensimi këtë vit i banorëve do të bëhet sipas një skeme të re dhe nuk do të lejohet më ndërtimi i banesave pranë shtretërve të lumenjve, por në zonat që do të miratohen nga Bashkitë.