Kamikazi i sulmit pranë Xhamisë blu hyri në Turqi si emigrant sirian

Autoritet turke kanë identifikuar sulmuesin kamikaz që vrau 10 turistë dhe plagosi 15 të tjerë të martën e 12 janarit 2016,  në zemër të Stambollit, në lagjen më të frekuentuar sulltanahmet , në afërsi të xhamisë blu.Quhet Nabil Fadli dhe  ka lindur në Arabinë Saudite në vitin 1988.Sipas policisë turke ai ka hyrë në Turqi nëpërmjet Sirisë si azilkërkues dhe më 5 janar  është regjistruar në  Drejtorinë e Migracionit Zeytinburnu, ku ka dhënë gjeneralitetet dhe shenjat e gishtave.Ekipet e posatçme te departamentit te policisë kanë analizuar mbetjet e sulmuesit pasi hodhi veten në erë dhe kanë konstatuar përputhshmëri në shenjat e gishtave dhe element të tjerë.Fadli kishte lënë edhe një adresë në drejtorinë e emigracionit, në të cilinë sipas deklaratës së tij ai jetonte edhe me katër persona të tjerë.Sipas zyrtarëve të lartë turq, ai kishte qendruar për katër ditë në adresën e dhënë dhe më pas ishte zhhukur.Inteligjenca turke dhe ekipet e anti terrorit vijojnë hetimet për lokaizimin e e personave që kanë ndihmuar sulmesin me procedurat e azilit.Sakaq një person është arrestuar në lidhje me sulmet e 12 janarit, teksa tre rusë janë vënë në pranga si të dyshuar për lidhje me shtetin islamik.Policia ka bastisur ambientet ku qëndronin rusët në Antalia, duke konfiskuar dokumete, cd dhe sende të dyshimta.Gjithashtu edhe konsullata e përgjithme ruse në qytetin bregdetar konfimoi lajmin duke thënë se rusët e arrestuar dyshohen për lidhje me organizatën tërroriste të shtetit islamik.Sipas informacioneve, 15 siriane do të dëbohen menjëherë nga Turqia pas pas konfirmimit  për radikalizim të tyre.Ministri i brendshëm turk, Efkan Ala në një deklaratë për mediat tha se në total janë arrestuar 3,318 persona në një superoperacion të kordinuar në të gjithë Turqinë.Nuk ka pasur një pretendim të mënjëhershëm nga grupet terroriste për sulmet, por grupet islamiste, ato majtiste dhe kurdë kanë kohë që kanë detabilizuar Turqinë me sulme me viktima, veçanërisht zonat në juglindje.Turqia është bërë objektiv i shtetit islamik, ku gjatë 2015 130 persona humbën humbën jetën në dy sylme të ndryshme, 100 në Ankara dhe 30 në Suruc , qytet ne kufi me Sirinë.