Emërimet në Gjykatën Kushtetuese, BE nis hetime ndaj ligjeve të reja polake

Komisioni Evropian ka hapur një hetim të paprecedentë në Poloni, për të vëzhguar nëse ligjet e reja polake thyejnë rregullat e demokracisë së BE-së.Zv.presidenti Frans Timmermans njoftoi një "vlerësim paraprak"  për të vlerësuar nëse ligjet e reja të Polonisë thyejnë rregullat e demokracisë së Bashkimit Evropian.Nënpresidenti Frans Timmermans shpalli hetimet nën mekanizmin për sundim të ligjit të BE-së.Kritikët e qeverisë së krahut të djathtë të Polonisë kanë protestuar kundër ndryshimeve të ligjeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të mediave.Mekanizmi i BE-së i lejon Komisionit të shtyjë një shtet anëtar të ndryshojë çdo masë që konsiderohet “kërcënim sistematik” për vlerat themelore të BE-së.Ky hap vjen pasi presidenti polak, Andrzej Duda, miratoi disa ligje kontroverse, që i mundësojnë qeverisë të emërojë udhëheqësit e televizionit dhe radios shtetërore, si dhe të zgjedhë gjykatës për Gjykatën Kushtetuese të Polonisë.Duke iu adresuar sot Parlamentit polak, kryeministrja Beata Szydlo mohoi se qeveria e saj shkeli normat demokratike./Oranews.tv/