Porosia e drejtuesve të Bujqësisë: Fermerët të mbajnë kanalet hapur dhe të sigurohen

Për ti paraprirë situatave të mundshme nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive, drejtuesit e Bujqësisë së Shkodrës i bëjne thirrje fermerëve që të mbajnë të hapura kanalet kulluese dhe të stimulohet evadimi i ujit nga tokat.Mustaf Kraja: Të jenë të kujdesshëm në detyrat që kanë, pastrimin e kanaleve dhe pastrimin e vijave kulluese.Ajo është detyra e fermerit.Por ndërsa përmbytjet po kërcënojnë vit pas viti Shqipërinë, duke zgjeruar hartën e zonave të prekura, sërish kultura e të siguruarit të produkteve bujqësore nga fermerët nuk egziston.Mustaf Kraja: Fermeri jonë akoma nuk e ka këtë edukatë dhe ne po përpiqemi dhe ka ardhur kohë që fermeri ta vlerësojë këtë risk, pasi është në të mirën e tij. Ministria e Bujqësisë dhe shteti nuk e zhdëmton nëse dëmtohet kultura bujqësore, por është fermeri që duhet të kuptojë se janë institucione të specializuara, janë ndërmarrje të sigurimeve të rriskut që merren me këtë punë.Në qarkun e Shkodrës rreth 1470 hektarë tokë bujqësore kanë rezultuar të përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit.