Sulm terrorist në Bagdad, humbin jetën 17 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2016, 21:05
Të paktën 17 persona humbën jetën në një qëndër tregtare në kryeqytetin e Irakut, Bagdad pas një sulmi të ndërmarrë nga 20 terroristë të armatosur.Fillimisht ata shpërthyen një bombë e cila vrau shtatë njerëz të pafajshëm e më pas morën peng afro 75 të tjerë.Një situatë e tillë vazhdoi për disa orë, deri sa forcat e sigurisë, u futën në ndërtesë, duke i ekzekutuar të gjithë militantët.Ende nuk është e qartë se kush qëndron pas këtij sulmi, por autoritetet dyshojnë se mund të jenë ekstremistët e Shtetit Islamik./Oranews.tv/