Bombardimi i forcave ruse vret tetë fëmijë në një shkollë në Siri
Një bombardim ajror, i cili dyshohet të jetë lancuar nga forcat ajrore ruse, ka vrarë tetë nxënës të një shkolle fillore si dhe një mësuese. Sulmi u krye në provincën e Aleppos, teksa vëzhguesit e organizatave për të drejtat e njeriut, kanë komunikuar se 20 persona janë të plagosur dhe po marrin trajtimin e nevojshëm shëndetësor në spitalin e zonës.Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një vajzë e cila shpreh keqardhje për shkatërrimin e shkollës së saj. "Sot kisha një provim, por avioni e shkatërroi shkollën time", thotë ajo.Forcat ajrore ruse janë akuzuar shpesh nga ndërkombëtarët se po godasin njerëz të pafajshëm dhe forcat rebele që kundërshtojnë regjimin e Bashar al-Assad, por një gjë e tillë është mohuar gjithmonë nga zyrtarët e Kremlinit.