Aktori Steven Seagal merr shtetësinë serbe, u afrua të trajnojë forcat speciale
Serbia i ka dhënë shtetësinë aktorit amerikan, Steven Seagal.Vendimi, i bërë publik përmes një deklarate të qeverisë, vjen pasi aktori dhe producenti veteran ka vizituar dy herë Serbinë duke lavdëruar udhëheqjen e saj populiste dhe duke thënë se ndjehet si serb.Gjatë njërës vizitë, Seagal është ofruar të trajnojë forcat speciale serbe në Aikido, një art luftarak japonez, që ai ka praktikuar në disa filma të tij.Vizitat e tij janë sponsorizuar nga një grup serb pro-rus.Seagal është njëri nga disa njerëzit e famshëm perëndimor që është mik me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe e lavdërojnë atë, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara diplomatike midis Moskës dhe Perëndimit.Serbia po bën përpjekje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht po lufton për të tejkaluar kundërshtimin e fortë nga nacionalistët që mbështesin Kremlinin.Në Serbi ai u takua me kryeministrin serb dhe presidentin dhe deklaroi se ndihej si serb.
/REL/