Gati drafti për drejtësinë, Sadushi: Janë reflektuar edhe vërejtjet e PD

Ekspertët e nivelit të lartë kanë përmbyllur draftin për reformën në drejtësi, për tia dorëzuar këtë Komisionit të Posaçëm. Por çfarë përmban drafti dhe a reflekton propozimet që u bënë nga ekspertët e PD dhe ata të Ministrisë së Drejtësisë.Sokol Sadushi: Sapo e përfunduam draftin dhe e kemi gati per ta dorëzuar. Ka disa gjera te vogla qe jane redaksionale dhe drafti është i përfunduar. Kanë qenë përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe ne i kemi marrë në konsideratë sugjerimet e tyre, një pjesë e konsiderueshme e tyre janë përfshirë.Puna e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë është e përfunduar dhe ne e kemi gati për ta dorëzuar në komision Ad Hoc, edhe pa opozitën, por një pjesë e vërejtjeve të tyre janë përfshirë, kursë një pjesë tjetër jo. Edhe pjesa e 3/5 është përfshirë.Sic deklaroi edhe eksperti Sokol Sadushi drafti final përcakton që anëtarët e institucioneve të drejtësisë të zgjidhen me 3/5 e votave në Parlament, çka i mban demokratët në pozicionet e mëparshme për këtë proces që e cilësojnë të njëanshëm dhe që nuk përputhet me opinionet e Komisionit të Venecias. Por propozimet më të reja që u zbuluan ishin ato të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë që synonin të afronin palët drejt një konsensusi.Ata propozonin rrugë të mesme për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të drejtësisë.Kështu për emërimet në institucionet e drejtësisë ekspertët e ministrisë së linjës nuk përcaktonin as votimin me 84 vota sic thonë ekspertët e nivelit të lartë dhe as 93 sic thonë demokratët, por bashkëpunimi mes pozitës dhe opozitës për kandidatura konsensuale. Në rastin e Gjykatës Kushtetuese propozohet që:“Emërimi i anëtarëve për vendet vakante kryhet nga Presidenti i Republikës, i cili mbledh kandidaturat, sipas propozimit konsensual të grupeve parlamentare. Kandidaturat konsensuale votohen nga Kuvendi. Në rast se grupet parlamentare nuk arrijnë të sigurojnë konsensus për propozimet, atëherë Presidenti i Republikës përcjell për votim, për çdo vend vakant, kandidatura alternative, me propozime të balancuara nga grupet parlamentare të shumicës dhe pakicës parlamentare. Në këtë rast kandidaturat votohen me votim të përbashkët, të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë nga deputët e Kuvendit dhe gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor”Sa i përket pranisë së ministrit të Drejtësisë në institucionet e drejtësisë, ekspertët propozojnë që ai të mos jetë anëtar as i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe  as i Këshillit të Lartë të Prokurorsë, por autoriteti që nis procedure disiplinore për çdo gjykatës e prokuror.Ministri parashikohet të jetë anëtar në Këshillin e Drejtësisë ku do të jetë përgjegjës për hartimin e politikave shtetërore në fushën e drejtësisë, si dhe për inspektimin dhe procedimin disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve.Këshilli i Drejtësisë, brenda muajit shtator të çdo viti, publikon Dokumentin për Gjendjen e Drejtësisë në Shqipëri.Ekspertët e ministrisë së Drejtësisë, thonë se me këto propozimet thjeshtojnë në maksimun ndërhyrjet në Kushtetutë dhe në hartën e institucioneve të reja që krijohen.Këto propozime, nënvizojnë ata mundësojnë ndarjen e përgjegjësive shtetërore sipas balancimit të pushteteve.Teksa reforma konsensuale ka hyrë sërish në ngërç ndërkombëtarët i janë rikthyer negociatave. Ambasadori Donald Lu takoi paraditen e së hënës Presidentin Bujar Nishani me të cilin ka biseduar rreth 60 minuta.