Në Shkodër, Qafë Thorja dhe Vermoshi të bllokuara

Në qarkun e Shkodrës, prej disa ditësh janë të bllokuara zona e Qafë Thores për shkak të sasisë së madhe të borës dhe Vermoshi, kryesisht nga ngricat në rrugë. Ndonëse autoriteti verior rrugor ka dërguar fadromat për pastrimin e rrugëve, situata mbetet e pandryshuar pasi zona karakterizohet nga temperatura të ulëta me reshje intensive bore.Ndonëse reshjet kanë pushuar, në disa zona malore qarkullimi vijon të jetë i bllokuar për shkak të borës dhe ngricave në rrugë.Përvec Qafë Thores që për shkak të rrugës pamundëson udhëtimin drejt Dukagjinit e Thethit, shqetësim paraqet veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes edhe Vermoshi.Paulin Radovani: “Qafë Thorja , zona për të ndjekur Dukagjininin është e bllokuar. Na thanë të vijmë e ta shohim. ”Pëllumb Dani: “Kemi një situatë krejt normale për qarkullimin e mjeteve përjashtuar një aks rrugor në Fierzë në të cilën po punohet jo vetëm nga autoriteti verior por edhe nga ndërhyrja e përgjithshme e rrugëve për ta bërë të mundur kalimin në këtë aks.”Edhe pse këtë vit qarku i Shkodrës duket më i qetë sa i përket problemeve me përmbytjet, më të ndjeshme ndryshimet klimaterike kanë qënë në zonat malore kryesisht të Pukës, ku ka patur reshje të shoqëruara me rrëshqitje dherash e gurësh./Oranews.tv/