Krijohen 4 agjensi të cilat do të përzgjedhin projektet rajonale

Krijohen 4 agjensi për zhvillimin rajonal të cilat do të merren me rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të politikave të investimeve publike.Ministrja e Zhvillimit Urban deklaroi se qendrat e tyre do të jenë në katër qytete.Erion Veliaj deklaroi se vendi ynë është i fundit në thithjen e investimeve në rajon.Ndërkohë që Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ngriti një sërë pikpyetjesh në lidhje me funksionin e këtyre agjensive.Krijohen 4 agjensi për zhvillimin rajonal.Ministrja e Zhvillimit Urban deklaroi se kjo nismë do të ndihmojë në një grupim të zonave me tipare të përbashkëta zhvillimi .Ndërkohë që Zv.Kryeministri premtoi më shumë mbështetje nga qeveria.Eglantina Gjermeni: “Jemi të gjithë të një mendimi se për zhvillim të integruar të vendit ku potencialet natyrore shfrytëzohen me kujdes dhe në dobi të qytetarëve, partneriteti dhe kohezioni social, duhet të udhëheqin hartimin e të gjithë instrumentave planifikues.”Niko Peleshi: "Nevojat janë shumë të mëdha në qytete, mundësitë janë shumë të vogla kështu që një ndryshim, një përmbysje e modelit të deri djeshëm të mbështetjes së bashkive nga qeveria qëndrore është i nevojshëm. Kjo do të thotë që fondet tona, instrumentat tonë të mbështetjes vendore duhet të disafishohen.”Erjon Veliaj tha se Shqipëria është e fundit në rajon përsa i përket thithjes së investimeve ndaj dhe kjo nismë pritet të ndryshojë situatën.Erion Veliaj: “Për të rikuperuar nga ky vit që fonde që janë të destinuara proporcionalisht për popullatën e Shqipërisë dhe rajoneve tona, ne të kemi më në fund mundësinë t’i shfrytëzojmë dhe një zhdërvjellësi shumë më të madhe në përdorim.”Ndërkohë kryetarja e shoqatës së Bashkive dhe njëkohësisht kryetare e Bashkisë së Shkodrës ngriti një sërë pikpyetjesh në lidhje me efektivitetin e këtyre agjensive.Voltana Ademi: “Agjensitë mos të ishin thjesht një instrument planifikues. Do duhej që të mbështeteshin dhe duhet të mbështeten me financa.”Qasja e re për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri fokusohet në ndërthurjen e politikave zhvillimore territoriale me instrumentet sektoriale dhe vendim-marrëse./Oranews.tv/