Messi fiton “Topin e Artë”, i pesti për argjentinasin
Çmimi i lojtarit më të mirë në botë “Topi i Artë” shkon për lojtarin e Barcelonës, Lionel Messi. Një çmim më se i merituar për yllin argjentinas për gjithçka ai bëri gjatë vitit 2015, ku me kontributin e tij skuadra e Barcelonës arriti të fitonte cdo titull të mundshëm.Messi e ka fituar plot 5 herë këtë cmim duke u bërë kështu i pari dhe i vetmi lojtar që arrin këtë kuotë.Në këtë mënyrë ylli i kampionëve të Europës i largohet edhe më shumë rivalit të përjetshëm Cristiano Ronaldos përsa i përket triumfeve në këtë çmim prestigjioz, ku portugezi e ka fituar tanimë këtë çmim të rëndësishëm vetëm tre herë.Dy kandidatët e tjerë për këtë cmim ishin bashkëlojtari i argjentinasit te skuadra e Barcelonës, Neymar dhe rivali i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.Çmimi për trajnerin më të mirë e fitoi tekniku i Barcelonës, Luis Enrique ku me arritjet me skuadrën e tij në vitin që lamë pas arriti ta “rrëmbente” cmimin.Ndërkohë formacioni më i mirë për vitin 2015 ishte:Në portë: Manuel Neuer (Bayern Munich)Në mbrojtje: Thiago Silva (PSG), Marcelo (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid), Dani Alves (Barcelona)Në mesfushë: Luka Modric (Real Madrid), Andre Iniesta (Barcelona), Paul Pogba (Juventus)Në sulm: Neymar (Barcelona), Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
