Mungon uji i pijshëm, banorët: Paguajmë detyrimet por ujë s'kemi

E ndersa ka hedhur ne rruge 400 punonjes, Ujësjllësi i Tiranës nuk garanton shërbimin për furnizimin me ujë të qytetit të Tiranës.  Këta qytetarë kanë paguar çdo detyrim  ndaj UKT e kjo shihet nga faturat dhe libreza, por në shtëpitë e tyre nuk ka ujë të pijshëm. Situata paraqitet problematike në zonën e Shkozës dhe të Babrrusë ndërsa kufizime të ujit të pijshëm kanë zonën e  "Unazës së Re dhe në Yzberisht.  Ora Neës bëri një vëzhgim të situatës së furnzimit me ujë të pijshëm në zonën e Babrrusë, nga ku duket qartë se qindra banesa nuk furnuizohen me ujë.Këta banorë janë të detyrar ta blejnë ujin e pijshëm, situatë e cila është e njëjtë në pjesë më të konsiderueshem të familjeve të kryeqytit.Banori: Libreza ja ku është e paguar, uji nuk vjen prej 1 muaji. Ne duam ujin pasi kemi kontratin me Ujësjellësin.Mungesa e ujit të pijshëm, apo moskonsumi i tij për shkak të ndotjes i ka hapur rrugë subjekteve të ndryshme që me autobote të furnizojnë ilegalisht këto zona por edhe në këtë rast askush nuk të jep garanci se me çfarë uji konsumojnë  qytetarët e Tiranës.