"Skavica", PD: Firma në listën e zezë, PS: Fushatë baltosje ndaj biznesit

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë lidhur me çështjen e konçensionit ndaj hidrocentralit të Skavicës.Nëpërmjet sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PD Grida Duma, selia blu ka akuzuar kryeministrin Rama se po jep HEC-in e Skavicës në mënyrë korruptive dhe jo transparente një kompanie turke.Grida Duma: Edi Rama nuk përgjigjet, nëse kompania që ai ka vendosur ti japë Skavicën, me pazare të fshehta, pa garë e transparencë, është apo jo në listën e zezë, për shkak të veprimtarisë së saj të mëparshme, e shpallur si e tillë nga autoritetet turke e ndërkombëtare?Edi Rama nuk përgjigjet, se përse kompania që ai ka takuar fshehtas e shpall vendimin që e ka fituar koncesionin, përpara se ta shpallë qeveria.Koha e gënjeshtrave dhe propagandës ka mbaruar.Edi Rama, kryeministri më i korruptuar në Ballkan, që ka nxjerrë në pazar pasuritë publike e shpërndan koncesionet sipas interesave të tij, do të japë përgjigje e do të mbajë përgjegjësi për të gjitha zullumet e tij.Partia Socialiste, përmes deputetes Olta Xhaçka akuzoi partinë më të madhe të opozitës se ka ndërmarrë një strategji shpifjeje e baltosjeje ndaj biznesit te huaj e vendas.Olta Xhaçka: Prej mujash PD ka ndërmarrë një fushatë baltosjesh ndaj biznesit vendas, një fushatë që nuk është parë dhe nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës. Sëfundimi mesa duket paskane vendosur të sulmojnë dhe baltosin edhe bizneset e huaja të cilat kërkojnë të investojnë para dhe të hapin vende të reja pune në Shqipëri. Kjo është partia në emërtim Demokratike, aq demokratike sa nuk e ka përgjë të sulmojë biznesin, as të sulmojë edhe cdo person, gazetar, analist apo cdo kënd që guxon të mendojë ndryshe nga ajo.Për PD koha e propagandës dhe gënjeshtrave e kryeministrit Rama ka përfunduar duke e cilësuar si  kryeministrin më të korruptuar në Ballkan.