Rama: Paketë masash ndëshkuese, Koka: Mënyra e vetme për të mbrojtur pyjet

Kryeministri Edi Rama ia ka faturuar ndërtimeve pa kriter si dhe prerjes së pyjeve situatën e krijuar nga reshjet disa ditë më parë. Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e moratoriumit 10- vjeçar kryeministri i vendit Edi Rama njoftoi gjithashtu se kjo masë do të shoqërohet me një paketë ndëshkuese për cilindo që shkel ligjin.Edi Rama: Moratoriumi i pyjeve është pjesë e masave për të përballuar pasoja të erozionit dhe për të përballuar faturën shqiptare të përmbytjeve.Shefi i qeverisë shprehu bindjen se moratoriumi i pyjeve do të ecë në gjurmët e reformave të tjera të ndërrmara nga qeveria.Edi Rama: Ashtu siç bëmë me energjinë, ashtu siç bëmë me ndërtimet pa leje, ashtu siç bëmë me sektorë të tjerë, shkelja e ligjit të jetë përjashtim, jo rregull.Për t'u dhënë një përgjigje gjithë zërave kundër moratoriumit të pyjeve, ministri i Mjedisit Lefter Koka u shpreh se çdo vendim i marrë deri më sot nuk ka dhënë rezultate dhe se kjo është forma e vetme për të rehabilituar sipërfaqet pyjore.Lefter Koka: Do vazhdojmë të kemi ndoshta sulme, akuza, keqkuptime, por kjo nuk do të ndalë punën tonë.Moratoriumi kundër prerjes së pyjeve do të paraqitet në seancë plenare në nisje të sesionit të ri parlamentar. Projektligji lejon prerjen e pyjeve për përdorim familjar vetëm nga banorë të zonës, ndërsa kontrolli i zbatueshmërisë së tij i ngarkohet Ministrisë së Mjedisit dhe bashkive.