Furnizohen me ushqim, veshje dhe medikamente qytetarët sirianë

Qytetarët sirianë të cilët kanë vuajtur për muaj të tërë nga uria më në fund do të furnizohen me ushqime, veshje dhe medikamente. OKB në bashkëpunim më Kryqin e Kuq dhe programin botëror të ushqimit kanë nisur plot 44 kamionë më ndihma në qytetin Madaya. Kjo sasi është e mjaftueshme për të trajtuar me ushqim dhe kujdes shëndetësor të paktën 40 mijë persona për një muaj.Si pasojë e luftës që ka shpërthyer në shumë prej qyteteve sirianë, furnzimi me ushqim është kthyer në një problem serioz. Mijëra persona ndodhen në gjendje të rëndë, ndërkohë që 28 persona kanë humbur jetën si pasojë e urisë që prej 1  dhjetorit të vitit 2015.Vëzhguesit ndërkombëtare kanë njoftuar se vendi ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershm, pasi në të kundërt jeta e shumë persona mund të vendoset në pikëpyetje.Përvecse në qytetin Madaya, ushqime dhe ndihma do të dërgohen edhe në fshatrat përreth, ndërkohë që edne nuk ka një vendim sesi do të veprohet për provincat të cilat janë pushuar nga grupet terroriste dhe forcat rebele.