Situata në Kaskadën e Drinit, Fierzë rritet me 8 metër, ende e stakuar

Situata kritike në Fierzë, si pasojë e nivelit të ujit dhe prurjeve të pakta është kapërcyer. Të dhënat e fundit të KESH-it tregojnë për një rritje të nivelit të ujit me 8 metër. Sekretariati Teknik i Komisionit të Posacëm të Trajtimit të Plotave ka rekomanduar uljen e nivelit të ujit në Koman dhe Vaun e Dejës dhe mbajtjen ende të stakuar të Fierzës. Kjo me qëllim rritjen e rezervës energjitike.Niveli i ujit në Fierzë është rritur me 8 metër në ditët e fundit, si pasojë e rreshjeve të dendura por edhe stakimit të prodhimit që prej fundit të dhjetorit, për shkak të nivelit të ulët dhe prurjeve të pakta. Të dhënat e fundit të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se situate është përmirësuar dhe niveli i ujit në hidrocentralin më të madh të kaskadës së Drinit ka arritur në 283.78 metra dhe prurjet janë rreth 500 m3/sek. Në Koman, niveli është 175.20 metra dhe prurjet anësore janë rreth 410 m3/sek, ndërsa në Vaun e Dejës, niveli i ujit është 75.79 metër dhe prurjet anësore rreth 100 m3/sekSekretariati teknik i Komisionit te posacem të trajtimit të plotave ka rekomanduar qe KESH te ule nivelet e liqeneve ne hidrocentralet e Komanit dhe Vaut te Dejes dhe te vazhdoje te mbaje te stakuar Fierzën. Kjo me qëllim rritjen e rezervës energjitike.Niveli i prodhimit te energjise ka arritur ditet e fundit rekordin e 15 milionë kilovat orëve në ditë. Krahas rezervës në kaskades, KESH ka depozituar mbi 31 mijë megavat orë energji në Kosovë, sasi energjie që do të merret në një moment të dytë kur të ketë nevojë. Paralelisht, gjatë ditëve të fundit mbi 12 mijë megavat orë janë prodhuar për zevendësimimin e sasisë së energjisë që ishte kontraktuar për tu importuar, e cila gjithashtu do të merret në javët në vijim. /Oranews.tv/