Londër, Macja "pushton" supermarketin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2016, 19:50
Kjo mace refuzon të largohet nga supermarket, pavarësisht se i është kërkuar të largohet disa herë.Supermarketi Sainsbury ndodhet në Brockley të Londrës. Macja Olly tanimë është bërë e famshme pasi pronarët e marrin dhe e largojnë çdo ditë, megjithëse kthehet sërish për të qëndruar në raftet e preferuara.Padroni Adam Oliver shkroi në Twitter: “I kam thënë stafit të Sainsbury ta largojnë. Por Olly nuk ka ndërmend të ndryshojë supermarket.”