Ndotet sërish liqeni i Fierzës
E gjithë sipërfaqja e bregut të liqenit të Fierzës është mbuluar me ndotje organike dhe plastike.Shkak për këtë ndotje është bërë rritja e nivelit të këtij liqeni pas reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë grumbulluar në breg një sasi të konsiderueshme mbetjesh plastike dhe organike.Sipas ekspertëve është ndërhyrë shpesh herë për pastrimin e këtij liqeni por nuk është bërë i mundur që këto mbetje të eliminohen përfundimisht.Ata i bëjnë thirrje Institucioneve përgjegjëse të ndërhyjne sa më parë për ndërtimin e 2 digave të përbëra nga rrjeta metalike në mënyrë që të ndalohen mbetjet që derdhen në liqenin e Fierzës.Një vit më parë janë marrë mjaft iniciativa për pastrimin e bregut të liqenit të Fierzës duke sjellë dhe një anije për largimin e mbetjeve ndërsa ndërtimi i dy rrjetave metalike për ndalimin e derdhjeve të mbeturinave nga përronjtë që derdhen në këtë liqen do ishte një zgjidhje përfundimtare.[caption id="attachment_653993" align="alignnone" width="640"]
Ndotja e liqenit te Fierzes[/caption][caption id="attachment_653992" align="alignnone" width="640"]
Ndotja e liqenit te Fierzes[/caption][caption id="attachment_653991" align="alignnone" width="640"]
Ndotja e liqenit te Fierzes[/caption]/Oranews.tv/