Qeveria gati projektligjin për regjistrimin e emigrantëve
Qeveria do të dorëzojë në Kuvend projektligjin për identifikimin dhe regjistrimin e shtetasve që jetojnë në emigrim.Lajmi u bë i ditur gjatë një konference për shtyp të dy ministrave Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati, ku një pikë e rëndësishme e këtij projektligji do të jetë edhe e drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Emigrantëve shqiptarë do tu krijohet mundësia të votojnë. Qeveria ka gati projektligjin për identifikimin dhe regjistrimin e shtetasve që jetojnë në emigrim, që sipas Ministrit të Brendshëm Tahiri jo vetëm që do të lexojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit por do të përmirësojë edhe shërbimet gjithashtu.Saimir Tahiri: “Ky ligj që u miratua sot në qeveri hedh bazat për të gjithë gamën e shërbimeve që do të jepen për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë përfshirë këtu edhe gurin e themelit apo hapin e parë garantimin e të drejtës së votës.”Ndërsa Ministri i Jashtëm Bushati tha se regjistrimi i dixhitalizuar, nuk është thjesht një akt i veçuar politik, por një iniciativë për të rritur transparencën, nga shërbimet konsullore.Ditmir Bushati: “Po kaq i rëndësishëm do të jetë 2016-ta edhe përsa i përket shërbimeve konsullore të cilat falë vullnetit të qeverisë shqiptare, falë vullnetit të qeverisë shqiptare dhe falë një fondi mbështetës në fund të këtij viti do të jenë të dixhitalizuara.”Projektligji cili do të shkojë në kuvend synon të krijojë një regjistër unik regjistrimi përmes të cilit do t'i garantohet çdo shtetasi shqiptar, që jeton jashtë Shqipërisë shërbimet shtetërore e deri tek e drejta e si dhe një sërë shërbimesh te tjera./Oranews.tv/