Basha: Banorët e Çermës në rrezik, asnjë masë në argjinatura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2016, 18:25
Kreu i Partisë Demokratike ka dhënë alarmin për situatën kritike në të cilën ndodhet fshati Çermë në Lushnje si rezultat i daljes nga shtrati i lumit Shkumbin.Lumi ka çarë argjinaturën dhe Basha thotë se 150 familje janë përmbytur në 3 orët e fundit.“Dhjetra metra kub ujë per sekonde vershojne permes carjes duke zgjeruar njollën e përmbytjes. Asnjë masë deri tani për mbylljen e çarjes” shkruan Basha në fb.Më herët gjatë ditës Basha ishte në zonën e Sukthit në Durrës, aty ku shumë familje janë përmbytur si pasojë e fryrjes së lumit Erzen dhe daljes së tij nga shtrati.
