Çahet argjinatura e Shkumbinit, Bazo: Në Çermë e nevojshme ndërhyrje emergjent
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo në një intervistë telefonike për Ora News tha se situata në Çermë të Lushnjes kërkon një ndërhyrje emergjente."Situata është e rënduar pasi ka shkaktuar çarje të argjinaturës. Jemi në terren bashkë me trupat e batalionit të Poshnjes. Po vlerësojmë situatën për tëdhënë dhe zgjidhjen më të mirë. Forcat e armatosura kanë qenë të angazhuara që natën e mbrëmshme, po këtu është e nevojshme një ndërhyrje emergjente dhe po shikojmë mundësinë të përballemi me të papriturat e natyrës. Forcat e armatosura kishin vendosur një helikopter CUOGUAR, i cili do të perdorej për transport thasësh me rërë nga plazhi i Divjakës për t'i hedhur në argjinaturen e çarë të lumit Shkumbin, por Bazo tha: Kemi sjellë një helikopter për të parë mundësinë e ndërhyrjes nga ajri për të forcuar argjinaturën po nuk rezultoi shumë e suksesshme. Ende nuk është vlerësuar nëse do të evakuohen familjet që ndodhen në krahun e djathtë në drejtim të Divjakës"Po kështu përmes një deklarate FA informonte rreth orës 13:00 se kishte nisur rreth 50 forca në drejtim të Lushnjës. "Nga Komanda Mbështetëse janë dërguar 3 mjete veteshkarkuese me thasë me rërë për të mbushur argjinaturen e lumit Shkumbin, e cila rezikon të permbysë zonën e Çermës, dy mjete traktorë me zinxhirë të Batalionit të Xhenios, 2 mjete transporti me 20 persona dhe thasë bosh për tu mbushur në plazhin e Divjakes" informon FA .https://www.youtube.com/watch?v=Vv2zKaak0WwMinistria e Brendshme raportoi ne oren 15:00 Në grykëderdhje të lumit Shkumbin, në afërsi të fshatit Thanasaj, është çarë argjinatura fundore për shkak të prurjeve të mëdha. Si rezultat ujrat e lumit Shkumbin, po kthehen mbrapsht por gjithashtu ka prurje edhe nga deti, duke krijuar përmbytje në të gjithë zonën. Rreth 20 familjet e fshatit Thanas janë shpërngulur dhe po merren masa për evakuimin e familjeve nga fshati Çermë dhe Tërbuf të cilet rrezikohen.Në vendngjarje po punon 1 fadromë dhe familjet po transportohen për në zonën e evakuimit me rimorkiatorë edhe 2 eskavatorë të Bordit të Kullimit.Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 50 forca ushtarake, 3 fadroma, 2 traktorë me zinxhirë dhe 2 eskavatorë.Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka udhëzuar Nënprefektin për angazhimin e mjeteve të rënda të subjekteve private në eleminimin e çarrjes së argjinaturës.Situata paraqitet ende e vështirë.