Ministria e Bujqësisë publikon të dhënat e para zyrtare mbi dëmet e përmbytjeve

Ministria e Bujqësisë del me të dhënat e para zyrtare mbi dëmet e shkaktuara përgjatë dy ditëve( 6-7 janar 2016) nga përmbytjet në vend.Nga informacionet e mbledhura nga Drejtoritë bujqësore në qarqet e vendit bëhet me dije se dëme të konsiderueshme ka në tokë e kultura bujqësore, por nuk mungojnë edhe humbjet në blegtori, me bagëti të trasha dhe të imëta.Sipas të dhënave zyrtare nga ky dikaster dëmet në vend vijojnë si më poshtë:Në qarkun e Elbasanit janë përmbytur 2 ha tokë e mbjellë me grurë, 2 dy me jonxhë dhe 2 dy me ullinj.Në qarkun e Durrësit janë të përmbytur rreth 1700 ha tokë bujqësore nga ku rrethi Durrës 1080 ha dhe rrethi Krujë 620 ha. Po kështu ka edhe humbje në bagëti,70 krerë të leshta. Hidrovorët janë në punë dhe nuk kanë probleme funksionimi.Në qarkun e Tiranës janë përmbytur 80 ha tokë në Synej të Kavajës, 20 ha tokë në Golem, në Laknas lumi Tiranes ka bere gerryerjen te tokes se mbjelle me pemtore ne nje siperfaqe prej 200 m ². Në Bathore ka rreshkitje blloqe ullishte 3 dylym dhe bllok me qershi 2 dylym. Në Ndroq 2 dylym serë e shkatërruar dhe në Baldushk 5 dylym tokë e gerryer nga lumi. Në qarkun e Turanës janë regjistruar dhe humbjet më të mëdha në bagëti. Vetëm në fermën e përmbytur në Ndroq kemi 65 krerë lopë dhe 30 krerë viça të ngordhura, ndërsa në Kavajë 52 krerë derra të ngordhur.Në qarkun e Lezhës kemi 620 ha tokë bujqësore të përmbytur në Lezhë dhe 40 ha në Kurbin.Dëmtime ne blegtori  nuk ka pasur.  Hidrovoret   po punojne me kapacitet të plotë.Në qarkun e Fierit janë përmbytur 1000 ha toke bujqesore , nga te cilat 100 ha ne Frakull, 80 ha ne Cakran, 60 ha ne Mbrostar, 400 ha ne Levan.Në qarkun e Vlorës nuk raportohen probleme.Ne Qarkun e  Beratit ka pasur dëmë të mëdha në Bashkinë e Urës Vajgure. Janë përmbytur 95 ha e mbjelle me bime arash dhe foragjere dhe  1.2 ha e mbjelle perime ne serre. Niveli i ujrave eshte duke rene. Hidrovori ne Poshnje eshte ne gjendje pune.Në Qarkun e  Kukësit nuk ka rreshqitje te tokes bujqesore. Sa i përket dëmeve në blegtori, humbjet janë regjistruar  në tufat e deleve qe kane shtegtuar ne rrethet Durres, Lushnje, Fier, Lezhe. Në njësinë administrative Sukth fermeri i rrethit Kukes Z. Qerim Rapi ka patur demtime ne 12 krere dele,3.4 kv miser dhe 10 kv bare te thate te cilet i janë permbytur nga rreshjet e shiut.Në Qarkun e Dibrës nga verifikimet e bera në  terren rezulton se deri tani ka rreth 90 hektare toke te permbytur. Nga kjo, 70 ha jane ne Brezhdan, Diber, 17 ha ne bashkine Bulqize dhe 3 ha ne Rukaj te Matit.

Informacion mbi përmbytjet