Rrëshqitje dherash në Tiranë, Mazniku inspekton ndërhyrjet në zonën e Surrelit
Në zonën e Surrelit, Zallbastar, Zallherë dhe Ndroq ka patur rrëshiqje dherash duke bllokuar disa nga askset kryesore. Bashkia e Tiranës po punon në zhbllokimin e tyre ndërsa emergjencat civile kanë evakuar më heret banorët. Nënkryeari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku ka inspektuar punimet në zonën e Surrelit ku janë shënuar dhe rrëshqitjet me masive. Ndërsa këshilltarët e djathtë akuzuan Veliaj se në një situatë të tillë emergjente ka braktisur qytetin.Bashkia e Tiranës po ndërhyn për të zhbllokuar akset ku ka patur rrëshqitje dherash. Situatë paraqitet problematike në zonën e Surrelit, Zallbastarit, Zallherit dhe në Ndroq. Përvec bllokimeve të disa akseve, Bashkia e Tiranës raporton se nga nga rrëshqitja e dherave nuk ka shtëpi e biznese të dëmtuara.Për të shmangur rrezikun emergjencat kanë evakuar më herët banorët. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku bërë një përmbledhje të situatës së përmbytjes nga zona e Surrelit ku punonjësit e bashkisë po punojnë në pastrimin e dherave.Arben Mazniku: “Zona të tilla kemi disa, kryesisht në ish-komunat , njësitë administrative që i janë bashkuar Tiranës dhe gjatë ditës së sotme e të nesërme të gjitha ato do të rihapen për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të rilëvizin në të gjithë akset rrugore. Kemi sot sërish rreth 1200 njerëz në terren të cilët janë duke punuar në të gjithë qytetin për riparimin e gjithë dëmeve të krijuara nga dëmet e reshjeve të djeshme dhe rreth 80 mjete në pika të ndryshme të qytetit.”Këshilltarët e djathtë të Bashkisë së Tiranës gjatë monitorimit të situatës së përmbytjeve pranë martenitetit të ri akuzuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës që në një situatë të tillë emergjente ka lënë qytetin për tu larguar jashtë Shqipërisë.Leonard Olli: “Vetë kryetari i bashkisë e ka braktisur qytetin duke ditur shumë mirë se çfarë po ndodh. Për më tepër ka tentuar sërish të mashtrojë dhe manipulojë opinionin publik duke fshehur lëvizjen e tij jashtë Shqipërisë drejt Sirilanka dhe kjo tregon në të njëjtën kohë papërgjegjshmërinë absolute në nivel individual, moral por mbi të gjitha në nivelin e një drejtuesi që qytetarët e Tiranës i kanë besuar me votë të drejtojë e ta menxhaojë qytetin.”Situata në kryeqytet është më e përmirësuar për shkak të rënieve të intesitetit të shirave por Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë në terren me planin e masave deri në qetësimin e situatës./Oranews.tv/