Situata në kaskadën e Drinit, KESH trefishon prodhimin, arrin 15 mln kwh/ditë

Reshjet e dendura kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. KESH po prodhon me kapacitet të plotë, për të shmangur shkarkimet që do të rrisnin rrezikun e përmbytjeve. Niveli i prodhimit të energjisë ka arritur aktualisht në 15 milionë kilovat orë në ditë, duke u trefishuar krahasuar me periudhën e para reshjeve.Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka trefishuar prodhimin e energjisë elektrike.Reshjet e dendura kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit dhe prurjet në kaskadën e Drinit.KESH ka reduktuar ndjeshëm importin dhe ka rritur prodhimin nga Komani dhe Vau i Dejës, duke shfrytëzuar prurjet në kaskadë.Sipas të dhënave zyrtare, prodhimi i energjisë ka arritur në 15 milionë kilovat orë në ditë, ndërsa përpara reshjeve vlerësohej në 4.5 milionë kilovat orë.Përsa i përket situatës, prurjet janë rritur ndjeshëm dy ditët e fundit.Niveli i Fierzës ka arritur në 280.7 metër dhe prurjet janë 1200 metër kub në sekondë.Në Koman niveli i ujit është 175.2 metër dhe prurjet janë 425 metër kub në sekondë, ndërsa në Vaun e Dejës, niveli ka arritur në 75.6 metër dhe prurjet janë 597.9 m3/sec.Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po monitoron situatën, duke prodhuar me kapacitet të plotë për të mos bërë shkarkime, çka do të rriste rrezikun e përmbytjeve.ECURIA E PRODHIMIT TË ENERGJISËProdhimi para rreshjeve 4.5 mld kwh/ditëProdhimi sot 15 mn kwh/ditëSITUATA NË FIERZËNiveli 280.73 metërPrurjet 1200 m3/secSITUATA NË KOMANNiveli 175.2 metërPrurjet 425 m3/secSITUATA NË VAUN E DEJËSNiveli 75.69 metërPrurjet 597.9 m3/sec