Përmbytjet, situatë e rënduar në Lushnje dhe Shijak. Dhjetra familje të evakuara
Situatë e rënduar në Lushnje dhe Rrogozhinë pas daljes nga shtrati i lumit Shkumbin. Dhjetra banesa dhe qindra hektarë tokë janë përmbytur.Situata më kritike është në fshatin Çermë të Lushnjes, ku raportohet për rreth 100 banesa nën ujë.Banorët janë evakuuar sapo kanë parë vërshimin e lumit, ndërsa të tjerë kanë pritur ndihmën e ekipeve të shpëtimit dhe të ushtrisë.Por rreziku ende nuk ka kaluar, pasi nëse nuk ndërhyhet në argjinaturën e Shkumbinit, atëherë pasojat pritet të jenë më të rënda.Ndërkohë në Has dalja nga shtrati e përroit të Gurrës ka përmbytur 5 banesa, banorët që jetonin në to janë evakuuar.efekte përroi që gurgullonNë Milot prurjet e medha të lumit Mat nga shkarkimi i HEC-eve të Ulzës dhe Shkopetit rrezikojne Rrugën e Kombit.Lumi është afruar afër rrugës në një distancë të afërt, duke rrezikuar seriozisht Rrugën e Kombit në afërsi të Skurajve.Në njësinë administrative Papërr të Elbasanit, ura që lidhte fshatin Broshkë dhe Mamurras është çarë në mes nga reshjet intensive të shiut.Banorët thonë se me shembjen e urës janë izoluar 1200 familje.Në Fier, dalja nga shtrati e lumit Gjanicë, ndonëse nuk shkaktoi dëme të mëdha risolli në vemendje vendimin e Bashkisë për mbylljen e bizneseve dhe banesave përgjatë lumit deri në 31 mars.Në Kukës, dëmtimi i Urës së Pasarelës që lidh fshatrat Petkaj dhe Mgulle me rrugën kryesore ka lënë pa mësim dhjetra nxënës.Në Dibër vazhdojnë të jenë të izoluar 4 fshatra pasi janë dëmtuar urat lidhëse dhe prej dy ditësh qindra nxënës të zonës nuk frekuentojnë shkollën.[caption id="attachment_651657" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Përmbytjet ne Fier[/caption][caption id="attachment_651658" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Përmbytjet ne Elbasan[/caption][caption id="attachment_651659" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Përmbytjet ne Has[/caption][caption id="attachment_651660" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Përmbytjet ne Lushnje[/caption]