180 forca të ushtrisë, mbi 20 mjete dhe një helikopter Cougar në terren për përmbytjet
180 forca të ushtrisë, 20 mjete dhe një helikopter "Cougar" janë angazhuar nga Forcat e Armatosura në operacionin për të përballuar situatën e krijuar nga përmbytjet në vendNë raportin e Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se situata e krijuar nga përmbytjet në zonën e Ndroqit në Tiranë detyroi përdorimin e helikopterit Cougar për evakuimin e banorëve. Në aksion gjithashtu u përdorën edhe mjete të rënda dhe gomone të forcave të armatosura.Forcat e Armatosura vepruan edhe në Paskuqan e Babrru në Tiranë, ku evakuuan banorë të rrezikuar, riparuan argjinatura dhe pastruan kanale. Në Tiranë përmbytjet prekën edhe Arkivin e Sigurimeve Shoqërore dhe ambjentet e Poliklinikës Qëndrore, ku forcat e ushtrisë dhe mjetet e tyre u angazhuan për të larguar ujin.Në Lezhë ku situata ishte edhe më kritike, forcat e ushtrisë u angazhuan për evakuimiin e banorëve, riparimin e argjinaturave dhe zhbllokimin e kanaleve. Forcat e ushtrisë dhe mjetet e FA u përdorën në Pllanë të Lezhës, Fushë Kuqe të Lacit. Po ashtu forcat ushtarake dhe disa mjete të rënda janë angazhuar në forcimin e arginaturës së lumit Drin në Peshkopi.Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Armatosura përmes një njoftimi të përbashkët bënë më dije angazhimin në terren, ndërsa theksojnë se po ndjekin minutë pas minute problematikat në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me pushtetin lokal.Ndërhyrja orë pas ore sotNë orën 12:30 të ditës së sotme, forcat ushtarake, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të EC dhe autoriteteve lokale, janë angazhuar për evakuimin e banorëve të përmbytur dhe riparimin e argjinaturave dhe zhbllokimin e kanaleve në fshatin Pllanë, Lezhë, në njësinë administrative Fushë Kuqe, bashkia Lac dhe më njesinë administrative Paskuqan, zona Babrru, qarku i Tiranës. Gjithesej janë angazhuar rreth 120 forca, gomone, 11 mjete transporti dhe 1 eskavator.Në orën 13:40, 25 forca ushtarake, 2 mjete transporti 2 dhe 1 eskevator, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të EC dhe autoriteteve lokale në Dibër u angazhuan për ndërtim infrastrukture, argjinaturën e lumit Drin pranë fshatit Gjoricë, Peshkopi.Në orën 13:45, 10 forca ushtarake, 2 Iveko transporti dhe 2 motorpompa, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të EC dhe autoriteteve lokale në Lundër, qarku Tiranë u angazhuan për largimin e ujit nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore.Në orën 14:25, 4 forca ushtarake dhe 1 Iveko transporti 1 u angazhuan për largimin e ujit nga ambjentet e Poliklinikës Qëndrore në Tiranë.Në orën 14:40, 20 forca ushtarake, 2 Iveko transporti dhe 2 gomone u angazhuan për evakuim banorësh në fshatin Ndroq të Tiranës.Në orën 15:20, 1 helikopter COUGAR, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të EC dhe autoriteteve lokale në qarkun e Tiranës u angazhua për evakuim banoresh në fshatin Ndroq.Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-së, nëpërmjet Qendrës së Bashkuar Operacionale janë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile dhe forcat ushtarake që po veprojnë në terren në ndihmë të komunitetit.
