E shpërfyturuan shimpazetë, djali do i nënshtrohet operacionit plastik
Një fëmijë afrikan që u sulmua nga shimpanzetë do ti nënshtrohet javën e ardhshme një operacioni plastik, i cili do ti japë mundësinë që të hajë, pijë dhe flasë normalisht, përherë të parë pas dy viteve.Kur ai ishte 6 vjeç, Dunia Siboman po luante bashkë me të vëllanë 4 vjeçar dhe një shok afër parkut kombëtar të Virungas në Republikën demokratike të Kongos, kur ata u sulmuan nga një grup shimpanzesh. Kafshët vranë shokun tij, vranë dhe copëtuan të vëllanë dhe e lanë Dunian të dëmtuar rëndë.
“Buza e tij e sipërme dhe ajo e poshtme ishin të shkulura, fytyra e shpërfyturuar, ai humbi gishtin dhe një pjesë të veshit të tij të djathtë. Për më tepër që kishte dëmtime të organeve të brendshme”, tha doktor Leon Klempneri, që e solli Dunian në SHBA për ta trajtuar.Mungesa e buzëve ia bën shumë të vështirë fëmijës që të përtypë dhe gëlltisë ushqim. Ai detyrohet që ta mbajë kokën të tërhequr pas që të hajë. Për, më tepër që e ka të pamundur që të flasë. Ndërhyrja kirurgjikale për të riparuar buzët e Dunias është shumë e rrallë. Operacioni i parë do të zgjasë për 8 orë, ndërsa minimalisht fëmija do ti nënshtrohet edhe 3 të tjerëve.
/Oranews.tv/