Lana dhe Erzeni, dhe lumi Tirana dalin nga shtrati, evakuohen 40 familje
Edhe sot në mbrëmje situata në kryeqytet vazhdon të paraqitet kritike për shkak të reshjeve masive. Lumi i Tiranës dhe lumi Lana kanë arritur nivelin e tyre maksimal, duke paraqitur rrezik serioz për daljen e tyre nga shtrati.Në zonën e Bregut të Lumit dhe Babrru situata paraqitet tejet e rëndë. Në orët e mbrëmjes informohej se janë afërsisht rreth 35-40 familje të komunitetit rom që janë evakuar. Problematikë e vërejtur edhe për shkak të daljes së Lumit Erzen nga shtrati me disa nga rrugët lidhëse midis fshatrave dhe rrugës nacionale Tirane-Durrës.Lumi Lana i cili përshkon kryeqytetin mes për mes është fryrë duke dalë arritur në pikën më të lartë të shtratit prej betoni. Në disa zona Lana ka dalë dhe në lulishte. Por nuk rrezikon të dalë në rrugë. Në Yrshek, Njësia Administrative Kashar, është evidentuar dalja e lumit të Lanës nga shtrati. Bashkia eshte marrë me mbushjen me inerte dhe gurë e pjesëve të gërryera në lumin e Tiranës dhe Lanës për evitimin e daljes nga shtrati.Me vështirësi të shumta janë përballur banorët e Bregut të Lumit tek Ura e Babrroit në Tiranë, banesat e të cilëve u përfshinë nga ujrat e lumit të Tiranës i cili rrezikon të dalë nga shtrati. Në disa lagje të Tiranës, vihet re dhe prezencë uji në disa banesa por dhe në rrugë.Ora News ka qënë pranë familjeve të cilëve edhe pse u rrezikohej jeta nuk kanë braktisur shtëpitë e tyre por bënë gjithcka për të shpëtuar ato pak orendi që u kishin mbetur. Në mesditë Ministria e Brendshme deklaroi se janë evakuar 28 familje ë Babrru dhe tek Bregu i Lumit pasi banesat e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet.Banorët më të rrezikuar janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe të shpëtojnë çtë mundin nga orenditë shtëpiake.Siç tregojnë pamjet situata është mjaft e rëndë dhe banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për zgjidhjen njëherë e mirë të cështjes së përmbytjeve që përsëritet sa herë që ka reshje shiu.Nga informacionet e dhëna nga Shërbimi Meterologjik i Forcave Ajrore, koha do të jetë me reshje deri nesër në mesditë, por me intesitet më të ulët dhe nuk priten problematikat e sotme.Ora 22: 20 Problematikat sipas njësive, raportimi i bashkiseNjësia Administrative 1Situatë problematike tek Ura Pasarel në Shkozë, ura Lanabregas dhe tek ish-Liqeni i Shkozës, si dhe disa probleme me bllokime pusetash në rrugën Ali Demi e Agush Gjergjevica.Njësia Administrative 2Problematikë në zonën e Saukut të vjetër, te nënkalimi që lidh rrugën e “Elbasanit” me rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, te përroi i Gogës, në fundin e rrugës "Gramoz Pashko", si dhe te rruga “Kadri Kërciku”.Njësia Administrative 3Problematikë e shfaqur në rrugën Selman Riza te Kodra e Priftit, pa probleme në zona të tjera.Njësia Administrative 4Problematikë në zonën e Bregut të Lumit, në rrugën “Hamdi Ferhati“, në rrugën “Xhaferr Zelka” dhe në rrugën “Hava Murati”, prane urës së Babrroit.Njësia Administrative 5Problematikë në rrugën "Mentor Xhemali", "Gjovalin Gjadri", "Nuçi Naçi", si dhe në zonën e pallateve të aviacionit të ri dhe bodrumet e pallateve "1 Maj".Njësia Administrative 6Problematikë në kanalin te rruga e Qelqit, zona Misto Mame, rruga Hamdi Cullhaj, zona e ish Kombinatit Tekstil, zona e Kodër Sharrë.Njësia Administrative 7Nuk ka pasur problemeNjësia Administrative 8Problematikë në nga rr."Zenel Bastari" deri tek rr."Besa", si dhe në territorin i cili ndodhet në krahun e majtë të rrjedhës së lumit të Tiranës. Gjithashtu, problematikë e madhe edhe buzë lumit të Tiranës në ekstremin veri-lindor të territorit të Tiranës.Njësia Administrative 9Problematikë në rrugën Llazar Shapatini, si dhe një segment te rruga Siri Kodra dhe Don Bosko.Njësia Administrative 10Nuk ka pasur probleme.Njësia Administrative 11Problematikë në rrugën “Mersin Mema”, në rrugën “Jusuf Gervalla”, “Gani Kryeziu”, te rrugët “Don Bosko”, “Egnatia” dhe “Hysni Gerbolli”.Njësia Administrative KasharProblematika kryesore është eviddentuar në Yrshek për shkak të daljes së lumit të Lanës.Njësia Administrative NdroqProblematikë e vërejtur për shkak të daljes së Lumit Erzen nga shtrati me disa nga rrugët lidhëse midis fshatrave dhe rrugës nacionale Tirane-Durrës.Njësia Administrative VaqarrProblematikë në fshatin Bulticë, ku si rrjedhoje ka përmbytje të tokave bujqësore, në fshatrat e tjerë situata është normale.Njësia Administrative Zall HerrProblematikë me dy urat në fshatin Kasallë dhe Cerkezë, rrezikohet dëmtimi i urës së fshatit Pinar.Njësia Administrative DajtProblematikë në Qesarakë, rrëshkitje dherash në rr. Nacionale Dajt dhe nga dalja e përroit në Lanabregas.Njësia Administrative PezëProblematikë dhe dëme në rrugë, stacionet e pompimit dhe sera, situata është nën kontroll dhe pa probleme.
Pamje nga Pezë- HelmasiPamje përmbytjeje në Pezë- Helmasi...Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016
- Riparimi i defekteve të evidentuara në rrjetin e ujësjellësit (tubi kryesor në Paskuqan).
Gjëndja në rrugën "Paqësori" në Kamëz, një banesë në rrezik....Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016
Direkt live nga Laknasi, TiranëDirekt live nga Laknasi, Tiranë...Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016
Ja çfarë ka bërë lumi Erzen në PezëJa çfarë ka bërë lumi Erzen në Pezë...Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption][caption id="attachment_650968" align="alignnone" width="960"]
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption][caption id="attachment_650969" align="alignnone" width="640"]
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption][caption id="attachment_650970" align="alignnone" width="640"]
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption][caption id="attachment_650971" align="alignnone" width="640"]
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption][caption id="attachment_650972" align="alignnone" width="640"]
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption][caption id="attachment_650973" align="alignnone" width="640"]
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption][caption id="attachment_650974" align="alignnone" width="640"]
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption][caption id="attachment_650976" align="alignnone" width="640"]
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption][caption id="attachment_650977" align="alignnone" width="640"]
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption][caption id="attachment_650978" align="alignnone" width="640"]
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption][caption id="attachment_650979" align="alignnone" width="528"]
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption][caption id="attachment_650980" align="alignnone" width="640"]
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption][caption id="attachment_650983" align="alignnone" width="640"]
Foto të përmbytjeve në Kamëz-Paskuqan[/caption]
Ora 16: 09 Raportimi i gazetares se Ora News: Lana dhe lumi i Tiranës kërcënim“Gjithçka është e përfshirë nga uji. Niveli i ujit është tepër i lartë. Ka trafik i rënduar. Është krijuar një trafik i dendur kilometrik në urrën e Babrroit” informoi nga Bregu i lumit gazetarja jonë Denisa Ruzi.“Lumi rrezikon të dalë nga shtrati.Situata është e përkeqësuar, pikat më kyçe të fryrjes së Lanës janë në urën e Shkozës, zonën e Bërrylit, para pallatit të Shallvareve, në urën që të lidh me Drejtorinë e Policisë dhe pranë pallateve me shigjeta” informoi nga terreni gazetarja Manjola Hasa.[caption id="attachment_650797" align="alignnone" width="640"]
Lumi Lane, 6 Janar 2015[/caption]

Ora 16:00 Në Tiranë trafiku i rënduar Në zonën e Babrrusë situata vijon të mbetet problematike. Ndërkohë në Tiranë ka një trafik të rënduar.
Situata deri në orën 15:30: Në Lundër po punohet të eliminohet përmbytja Rruga “Shaban Bardhoshi” në Kombinat ka prezencë të madhe uji në oborre dhe në banesa. Në Lundër tek Arshiva e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurimeve Shoqërore, janë dërguar 2 fadroma nga SHPFA, për të punuar për eleminimin e përmbytjeve.Ora 14: 21 Tahiri e Prençi në Babrru, Prurjet dëmtuan muret mbrojtëse Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreu i Emergjencave Shemsi Prençi janë në terren në Babrru dhe po monitorojnë situatën. Prurjet e lumit të Tiranës kanë dëmtuar muret mbrojtëse duke rrezikuar disa banesa.Tahiri: Për shkak të reshjeve të dendura prej disa orësh, prurjet e Lumit të Tiranës janë shumë të mëdha dhe për pasojë janë dëmtuar muret mbrojtëse dhe rrezikohen disa banesa, të ngritura mbi inerte të hedhura përgjatë viteve të fundit. Në këtë zonë janë evakuuar disa familje, banesat e të cilave ishin më të prekura nga dëmtimet. Ndërkohë në zonë kanë shkuar forca dhe mjete të Emergjencave Civile për t'u ardhur në ndihmë banorëve dhe normalizuar situatën.
Ora 14: 20 Mazniku: Janë evakuuar 20 familje në njësinë 4 dhe 6Nga zona e Brrylit ku ishte për të inspektuar situatën më nga afër pas reshjeve të shumta të shiut, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku tha se janë evakuara gjithësej 20 familje një njësinë 4 dhe 6.Mazniku: Kemi mbi 1260 veta në terren në të gjithë qytetin. Kemi njerëz që po marrin kontatk të vazhdueshëm në zonat problematike. Ka pasur evaukimi, por në numra të vogla, 20 familje të evakuara. Jemi në gatishmëri të njësis 4 dhe 6 që nese do të ketë nevojë të ndërhyjmë.
Ora 14:00 100 forca ushtrie të angazhuara për situatën në Babrru dhe PaskuqanFryrja e Lanes- Lumi Lanë në Tiranë është fryrë shumë dhe në disa zona ka arritur të jetë në nivel të lartë por jo të dalë në rrugë. Segmentet ku lumi Lanë është tepër i fryrë është përballë Shallvareve, tek Ura e Brrylit, rruga e Elbasanit por uji nuk ka dalë nga lulishtja.https://www.youtube.com/watch?v=gSlsmjxW5pIDrejtori i Ndërmarrjes 2: Në Bregun e Lumit janë evakuuar 4 familjeDrejtori i Ndërmarrjes numër 2 në bashkinë e Tiranës, Redi Molla në një lidhje telefonike për Ora News tha se situata nuk mund të konsiderohet alarmanete. Janë marrë të gjitha masat, tha ai, në të gjitha pikat kyce ku ka rrezikshmëri.Redi Molla: Po ndërhyhet edhe nga zjarrfikëset dhe ndërmarrjet. Ka pasur disa evakuimi për të mos rrezikuar. Shtrati i lumit nuk ka dalë, Lana thjeshtë eshtë fryer.Bashkia po monitoron disa rrugë kyce, Don Bosko, Pallati me Shigjeta dhe aty kemi forca të shumta. Janë evakuuar 4 familje në Bregun e Lumit.Ministria e Brendshme informon ne oren 12:00 kete situateQarku Tiranë. Në Babrru, janë evakuar 25 familje pasi banesat e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet e lumit. Në njësinë administrative Paskuqan është çarë tubacioni i ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Tiranës dhe po punohet për riparimin e tij.https://www.youtube.com/watch?v=TmNgQcPFqTIAktualisht në qytetin e Tiranës është rritur niveli i Lumit të Lanës.Në rrugën “Mentor Xhemali” si pasojë e reshjeve të shiut ka prezencë uji në disa banesa. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse dhe të policisë.Tek “Ura e Beshirit” ka prezencë uji në aksin rrugor kombëtar Tiranë - Durrës. Po punohet nga forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe policia rrugore.Në rrugën “Siri Kodra”, pranë ish-Frigoriferit, ka prezencë uji në rrugë që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Po ndërhyhet nga forcat zjarrfikëse dhe tek nënstacioni elektrik.Në rrugën ‘’Don Bosko’’ ka prezencë uji që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.Tek Bregu i Lumit, tek ish-Nishtulla nr. 3 janë evakuuar 3 familje që rrezikoheshin nga përmbytja.Qarku Lezhë. Në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, Bashkia Lezhë, si pasojë e fryrjes së përroit të Malbardhës rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Lezhës.Për t’u ardhur në ndihmë banorëve kanë shkuar forcat e FNSH-së dhe policisë lokale.Angazhimi ne terren Gjatë ditës së sotme, në terren kanë vepruar 1200 forca dhe 81 mjete (Fadroma, Kamion, Kamionvinç, Autokullë, Autobotë etj.) të Bashkisë Tiranë dhe ndërmarrjeve në varësi.Ndërmarrja e Përgjithshme Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit ka pasur në terren:Forca – 300Kamionçina, fadroma (mjete) – 12 copëNdërmarrja e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit:Forca – 150Kamionçina, fadroma (mjete) – 15 copëNdërmarrja Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit:Forca – 10 SpecialistëAgjencia e Parqeve dhe Rekreacionit:Forca – 50 (gatishmëri)Kamionçina, fadroma – 6 copëUjësjellës Kanalizime Tiranë sh.aForca – 400Mjete – 40 (Fadroma, Kamion të Mesëm, Autobotë)Policia BashkiakeForca – 60Mjete - 8 copëIMTForca – 90 Personeli në terren


[caption id="attachment_650464" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga Bregu i Lumit[/caption][caption id="attachment_650465" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga Bregu i Lumit[/caption]/Oranews.tv/