Pelegrinët serbë priten me protesta në Gjakovë, arrestohet një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2016, 11:29
Një grup qytetarësh janë mbledhur pranë Kishës Ortodokse të qytetit të Gjakovës për të ndaluar ardhjen e pelegrinëve serbë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse .Gjakovarët po kundërshtojnë ardhjen e pelegrinëve serbë pasi sipas tyre janë persona që kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës ku u bënë shumë krime gjatë 99-ës.Të pranishme në vendngjarje janë dhe Policia e Kosovës si dhe pjesëtarë të njësisë speciale që po ndalojnë protestuesit.Pas ndërhyrjes policia ka mundur t’i largojë protestuesit nga hyrja e Kishës.Mediat kosovare raportojnë se është arrestuar një prej protestuesve
