Katër deputetët e opozitës mbeten në "arrest shtëpie", avokatët kërkojnë liri

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për deputetët Albin Kurti, Faton Topalli, Albulena Haxhiu ndërsa po ashtu ka lënë në fuqi masën e njëjtë edhe për Donika Kadaj Bujupin ashtu siq ishte vendosur në shkallën e parë.Avokatja e Albin Kurtit Metie Ademi ka kërkuar që atij t'i ndalohet masa e arrestit shtëpiak sepse kjo është e rëndë dhe se ky është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe se kjo masë të zëvendësohet me masë më të butë si ajo e paraqitjes në stacionin policor.Avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë kërkuar që klientëve të tyre t’u ndërpriten masat aktuale të sigurisë me masë të mbrojtjes në liri.“I propozoj gjykatës që t’i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak të mbrojturit tim, Albin Kurti sepse ai është deputet dhe u deklarua se nuk është fajtor. Masa e arrestit është e rëndë dhe i propozoj gjykatës që të zëvendësohet me masën e paraqitjes në polici ose mbrojtje në liri”, ka thënë Hedije Ademi, avokate sipas detyrës zyrtare e Kurtit, raporton Koha.net.Edhe Ahmet Ahmeti, avokat mbrojtës i deputetes Albulena Haxhiu, gjithashtu i caktuar sipas detyrës zyrtare, ka kërkuar nga Gjykata që klientes së tij t’i ndryshohet masa e sigurisë dhe ajo të mbrohet në liri.4 deputetet dolen para gjykatesAkuzat ndaj të deputetëve të ndaluar janë: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.Përpara trupit gjykues, deputetët kanë nisur që të shprehin qëndrimet e tyre. Albin Kurti refuzoi të mbrohej nga avokati i caktuar.Kurti: “Unë nuk dua të mbrohem në heshtje. Nuk konsideroj që ndodhem para një gjykimi të drejtë. Avokatja është caktuar nga dikush tjetër dhe dua që gjykata të mos marrë parasysh fjalët e saj. Është gjykim i padrejtë dhe persekutim politik. Në këtë fazë lejohet vetëm deklarimi për fajësinë ose pafajësinë. Për tërë këtë aktakuzë dhe kaq pak fjalë të them, kjo nuk është e drejtë”.Haxhiu: “Të gjitha veprimet tona në Kuvend kanë qenë politike dhe në kuadër të fushëveprimit tonë si deputetë. Unë nuk kam dashur fare avokat sepse nuk kam nevojë të mbrohem për veprimet tona”.Kadaj- Bujupi: “Unë nuk jam në konflikt me ligjin, por jam në konflikt me dy marrëveshjet e dëmshme të cilat do të vazhdoj t’i kundërshtoj”, ka thënë ajo, për të shtuar: “Unë nuk do t'i përgjigjem asnjë pyetjeje të prokurorisë e as të gjykatës”.Faton Topalli: “Do të deklarohem vetëm për qëndrimet e mija politike”.a kurti 2a kurti 3